Dy mësimdhënës nga Ekonomiku qëndruan si profesorë vizitorë në West Pomeranian University of Technology në Szczecin, Poloni
Dy mësimdhënës nga Fakulteti Ekonomik, Besart Hajrizi dhe Muhamet Spahiu, kanë qëndruar si profesorë vizitorë në West Pomeranian University of Technology në Szczecin, Poloni. Gjatë qëndrimit tonë njëjavor, ata kanë mbajtur ligjërata për studentët për temat që lidhen me fushat tona të ekspertizës dhe takime oune me stafin akademik, duke prezantuar përvojat tona akademike dhe profesionale.
Përveç angazhimit në mësimdhënie, kjo vizitë u karakterizua nga një përvojë e veçantë akademike dhe institucionale. Gjithashtu janë zhvilluar takime të rëndësishme me përfaqësues të fakulteteve dhe departamenteve përkatëse, ku janë diskutuar mundësitë konkrete për bashkëpunim në hulumtime shkencore, projekte të përbashkëta, si dhe vazhdimin e shkëmbimit të përvojave akademike ndërmjet institucioneve tona.
Universiteti pritës është një institucion me traditë të gjatë akademike (me rrënjë që datojnë nga viti 1946), dhe paraqet një partner të rëndësishëm potencial për zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.



