Leadalko 001

Programi i Lidershipit në Arsimin e Lartë: Trajnerët nga Kosova dhe Shqipëria përmbyllin fazën përgatitore

Programi i Lidershipit në Arsimin e Lartë, si një program i përgatitur në vitin e parë të projektit “Leadership Capacities Development in Higher Education across Albania and Kosovo” gjatë këtyre tre ditëve po vazhdon pwrgatitjet pwr fillimin e pilotimit tw tij përmes përzgjedhjes dhe përgatitjes së trajnerëve të programit.  Për të shtatë modulet e këtij programi, janë përzgjedhur trajnerët nga Kosova dhe Shqipëria të cilët në këto tre ditë të seminarit, nën udhëheqjen e  ekspertëve ndërkombëtarë për lidership nga Anglia dhe Sllovenia, po fitojnë shkathtësintë e nevojshme për implementimin e programit.

Programi synon të pilotohet në periudhën janar qershor 2026 duke ofruar trajnimin dhe përgatitjen me njohuritë, aftësitë dhe  shkathtësitë e nevojshme të lidershipit për stafin menaxherial, akademik, stafin administrativ të universiteteve partnere në projekt nga Kosova dhe Shqipwria si dhe me përfaqësues nga institucionet arsimore në nivel qendror dhe lokal.

UIBM si partner këtë këtë konsorcium të projektit LEADALKO, po merr pjesë me ekipin e trajnerëve  të përzgjedhur, të cilët me reputacionin dhe angazhimin e tyre do të sigurojnë  që procesi i implementimit të jetë i suksesshëm dhe efikas për pjesëmarrësit.

Leadalko 003
Leadalko 003
Leadalko 002
Leadalko 001
Leadalko 003Leadalko 002Leadalko 001
Shperndaj ne: