489889d1 56e6 490a 8a0a 46d7be26a97b

Programi për Zhvillimin e Lidershipit LEADALKO në Kosovë zbaton me sukses modulet e para të trajnimtit

Në kuadër të projektit Erasmus+ për Ndërtimin e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë LEADALKO – Zhvillimi i Kapaciteteve të Lidershipit në Arsimin e Lartë në Shqipëri dhe Kosovë, u realizua me sukses pilotimi i Programit për Zhvillimin e Lidershipit (Leadership Development Programme – LDP) në datat 29–31 janar 2026, në ambientet e Kolegji Biznesi, Kosovë.

Trajnimi mblodhi përfaqësues dhe profesionistë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës, Instituti Pedagogjik i Kosovës, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Kolegji Biznesi, duke krijuar një mjedis të fortë bashkëpunimi dhe mësimi ndërinstitucional.

Programi u realizua nga stafi akademik i UIBM dhe Kolegji Biznesi, dhe atë nga Prof.ass.dr. Filloreta Kunoviku Demiri dhe Prof. Atdhe Kabashi në bashkëpunim me trajnerë ndërkombëtarë, përfshirë Prof. Jan Uwic dhe Prof. David Dawson, të cilët sollën perspektiva të vlefshme ndërkombëtare mbi lidershipin, qeverisjen dhe ndryshimin institucional në arsimin e lartë.

Gjatë programit treditor, pjesëmarrësit ndoqën një paketë të plotë modulesh trajnuese të fokusuara në:

  • lidershipin strategjik dhe qeverisjen në institucionet e arsimit të lartë,
  • lidershipin akademik dhe vlerat institucionale,
  • komunikimin efektiv dhe aftësitë drejtuese, si dhe
  • hartimin, zbatimin dhe vlerësimin e projekteve të ndryshimit institucional.

Pjesëmarrësit u angazhuan në mënyrë aktive gjatë gjithë sesioneve, duke kontribuar në diskutime, punë në grupe dhe ushtrime praktike. Si rezultat kyç i fazës pilotuese, pjesëmarrësit zhvilluan dhe përpunuan ide konkrete dhe inovative për change projects, të cilat do t’i zbatojnë në institucionet e tyre gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Zbatimi me sukses i Programit për Zhvillimin e Lidershipit përbën një hap të rëndësishëm në realizimin e objektivave të projektit LEADALKO dhe kontribuon drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve drejtuese, zhvillimin institucional dhe nxitjen e ndryshimeve të qëndrueshme në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë dhe në rajon.

1a6c04d5 5eb6 49ea Bd1f 6bd99f67fc6c
1a6c04d5-5eb6-49ea-bd1f-6bd99f67fc6c
E029700f-ae0b-4889-a4ed-e0e9c80196f8
Ef809bd2-4435-4772-8558-fe824a9eb0d4
C89c4fa3-44cd-4584-b179-325553ca31bf
489889d1-56e6-490a-8a0a-46d7be26a97b
1a6c04d5 5eb6 49ea Bd1f 6bd99f67fc6cE029700f Ae0b 4889 A4ed E0e9c80196f8Ef809bd2 4435 4772 8558 Fe824a9eb0d4C89c4fa3 44cd 4584 B179 325553ca31bf489889d1 56e6 490a 8a0a 46d7be26a97b
Shperndaj ne: