1

Prorektori për Kërkime mirëpriti prof.ass.dr. Koray Gündüz nga Universiteti i Bingölit

Në Rektoratin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Prorektori për Kërkime dhe Hulumtime Shkencore, Prof. asoc. Bahtir Hyseni, mirëpriti në takim Prof. ass. dr. Koray Gündüz nga Universiteti i Bingölit në Turqi, i cili po realizon mobilitet akademik në UIBM në kuadër të programit Erasmus+ për shkëmbimin e stafit akademik.

Gjatë takimit u diskutua për përvojën e Prof. Gündüz gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, si dhe për bashkëpunimin e frytshëm që është zhvilluar deri më tani ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Universitetit të Bingölit.

Prorektori Hyseni theksoi rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e kërkimit shkencor, shkëmbimit akademik dhe zhvillimit të projekteve të përbashkëta. Ai po ashtu theksoi nevojën për shqyrtimin e mundësive për aplikime të reja në kuadër të programit Erasmus+ Capacity Building, me qëllim të forcimit të kapaciteteve akademike, hulumtuese dhe institucionale të universitetit.

Prof. ass. dr. Koray Gündüz vjen nga fusha e ekonomisë dhe po qëndron në UIBM nga data 10 deri më 21 qershor 2026, ku gjatë kësaj periudhe është duke zhvilluar aktivitete akademike, takime me stafin dhe studentët, si dhe shkëmbim të përvojave profesionale.

Në përfundim të takimit, u shpreh gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për identifikimin e mundësive të reja për projekte dhe aktivitete të përbashkëta në të ardhmen.

Shperndaj ne: