Prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Prof. Dr. Sabri Avdullahi mori pjesë në punëtori ndërkombëtare në Universitetin e Lubjanës, Slloveni
Prorektori për Zhvillim Akademik dhe Cilësi Prof. Dr. Sabri Avdullahi mori pjesë në një punëtori ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Lubjanës në Slloveni.
Kjo punëtori është pjesë e projektit EUTOPIA, i cili ka për qëllim të fuqizojë bashkëpunimin ndëruniversitar dhe të lehtësojë zhvillimin e projekteve të reja kërkimore. Punëtoria përqendrohet në dy komponentë kryesore: Propozimet për MSCA (Marie Skłodowska-Curie Actions), që përfshijnë mundësi për MSCA Rrjetin e Studimeve Doktorale dhe MSCA Rrjetin e Shkëmbimit të Personelit Universitar, si dhe Promo vimin e inovacionit dhe përgatitjen e projekt-propozimeve për të rritur pjesëmarrjen e universiteteve në programet evropiane të kërkimit shkencor.
Kjo ngjarje përfaqëson një mundësi të rëndësishme për UIBM, duke krijuar hapësirë për shkëmbim përvojash, zhvillim të kapaciteteve kërkimore dhe zgjerim të rrjetit të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Në këtë punëtori morën pjesë edhe përfaqësues nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Gjilanit, Universiteti i Ferizajit. Universiteti i Banja Llukës si dhe Universiteti i Shkupit.

