Takimi Me Gjakoven

Një delegacion nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë qëndroi për vizitë në UIBM

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva e shoqëruar nga prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, prof.asoc.dr. Edita Bekteshi, kanë pritur në takim prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, prof.ass.dr. Nazli Tyfekçi. Në këtë takim ku ishin të pranishëm bashkëpunëtorët profesionalë të të dy universiteteve, u bisedua për projektet e bashkëpunimit në nivel vendor dhe ndërkombëtar.

Të dy palët kanë shprehur gatishmërinë për të shkëmbyer përvojat më të mira sa i përket përfshirjes së universiteteve në programet e bashkëpunimit ndërkombëtar. Specifikisht u diskutua për  mundësitë e angazhimit të stafit në projekte duke ndare dhe gërshetuar ekspertiza të ndryshme të të dy institucioneve.

Shperndaj ne: