Punëtori për riakreditim institucional në UIBM
Me mbështetje të SHER-it ka nisur një punëtori dyditore me ekipin e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, që do të jetë pjesë e takimeve me ekspertët ndërkombëtarë në kuadër të procesit për riakreditimin institucional. Përveç menaxhmentit, pjesë e ekipit janë edhe anëtarë të stafit akademik, administratës dhe studentë.
Rektorja e UIBM, prof.dr Nurten Deva, ka falënderuar drejtuesit e SHER-it për mbështetjen e vazhdueshme që kanë ofruar. Gjithashtu ajo falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në kuadër të procesit të riakreditimit, duke treguar përkushtim dhe përgjegjësi.
Ndërsa, Aqim Emurli nga SHER-i, tha se drejtuesit e UIBM kanë treguar një interesim dhe korrektësi në bashkëpunim. Ai foli për mbështetjen dhe sukseset në kuadër të projektit SHER që kanë të bëjnë me arsimin e lartë në Kosovë.



