Ftu1

Mësimdhënës nga FTU-ja pjesë e një konference shkencore në Korçë

Prof.dr. Alush Musaj dhe prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë marrë pjesë në Konferencën “Regional Development in Times of Change: Challenges and Opportunities for a Sustainable Future”, që u mbajt në Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Pjesëmarrja në konferencë në kuadër të projektit “Rritja e kërkimit shkencor”, përfaqëson një aktivitet të rëndësishëm që kontribuon në shtrirjen e rezultateve, shkëmbimin e njohurive dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve.

Gjatë konferencës u prezantuan aktivitetet kryesore të projektit, arritjet e deritanishme dhe ndikimi i tyre në komunitetin akademik dhe profesional. Pjesëmarrja e ekipit të FTU-së  siguroi promovimin e objektivave të projektit, forcimin e rrjeteve të bashkëpunimit dhe përfitimin e njohurive të reja për zhvillimet bashkëkohore në fushën përkatëse.

Shperndaj ne: