Punëtori për rishikimin dhe plotësimin e Statutit të UIBM
Grupi punës për rishikimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), udhëhequr nga zëvendëskryesuesi i Këshillit Drejtues, dr.sc. Avni Islami, ka mbajtur të mërkurën punëtorinë e radhës. Përveç rektores, prorektorëve dhe pjesës tjetër të menaxhmentit dhe administratës, pjesë e punëtorisë ishte edhe drejtuesi i programit SHER, Aqim Emurli së bashku me bashkëpunëtorë.
Kryesuesi i grupit punues, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe ka vlerësuar se nevojitet përkushtim i të gjitha hallkave universitare, por edhe jashtë universitetit për të përgatitur një draft sa më profesional të statutit. Rektorja, prof.dr. Deva, tha se pas rishikimit të Planit Strategjik dhe Planit të Vetëvlerësimit, rishikimi dhe plotësimi i Statutit paraqet një angazhim tjetër tepër me rëndësi për të ardhmen e UIBM.
Ajo falënderoi drejtuesit e SHER për mbështetjen e vazhdueshme. Ndërsa, Aqim Emurli nga SHER, përgëzoi angazhimin e drejtuesve të UIBM për punën në hartimin e dokumenteve strategjike.



