Moduli i radhës i trajnimit në kuadër të projektit EmpowerHER – Qasja në Financa për Gratë Ndërmarrëse dhe NVM-të
Moduli i trajnimit “Access to Finance for Women Entrepreneurs and SMEs” u realizua me sukses më 16 shkurt 2026 nga Prof.dr. Qazim Tmava. Trajnimi u organizua në kuadër të projektit EmpowerHER: Bridging Gender Equality, Mental Health, and Entrepreneurship for Female Students, i financuar nga SHER Project, dhe mblodhi studente si ndërmarrëse potenciale për një sesion praktik dhe gjithëpërfshirës të fokusuar në përmirësimin e qasjes në financa për bizneset e drejtuara nga gratë dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME).
Gjatë modulit, pjesëmarrëset u njohën me instrumentet kryesore të financimit në dispozicion për gratë ndërmarrëse dhe SME-të, me kërkesat dhe procedurat për aplikim për mbështetje financiare, si dhe me udhëzime praktike për përgatitjen dhe prezantimin e ideve të biznesit para institucioneve financiare dhe investitorëve potencialë. Moduli kontribuoi gjithashtu në forcimin e njohurive mbi planifikimin financiar dhe qëndrueshmërinë e biznesit, si elemente kyçe për zhvillimin dhe rritjen e ndërmarrjeve të drejtuara nga gratë.
