Foto (1)

Punimi i stafit akademik të Fakultetit Ekonomik prezantohet në “17th International Odyssey Conference on Economics and Business”

Profesoresha Ajtene Avdullahi prezantoi punimin shkencor me titull: “Strategic Agility, Resilience, and Ambidexterity in Startups within VUCA World”, në bashkautorësi me stafin akademik të Fakultetit Ekonomik, Besart Hajrizi, Arif Krasniqi dhe Milaim Mehmeti, në Konferencën e 17-të Ndërkombëtare “Odyssey Conference on Economics and Business”, organizuar nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit i Universitetit të Zagrebit (Faculty of Economics & Business – FEB Zagreb), Kroaci. Konferenca u mbajt në Dubrovnik, Kroaci, gjatë datave 20–23 maj 2026.

Pjesëmarrja në këtë konferencë ndërkombëtare ofroi mundësi për shkëmbim akademik, diskutime profesionale dhe prezantim të rezultateve kërkimore me studiues dhe ekspertë nga universitete dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Shperndaj ne: