Kampusi2

REAGIM: LAJMI NË “JEPI ZË” PËR DY PROFESORESHA QË MARRIN PAGËN E REKTORES ËSHTË SHPIFJE

REAGIM NGA UNIVERSITETI “ISA BOLETINI” NË MITROVICË

 

LAJMI NË “JEPI ZË” PËR DY PROFESORESHA QË MARRIN PAGËN E REKTORES ËSHTË SHPIFJE

 

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë reagon dhe përgënjeshtron lajmin e publikuar më 7 maj 2026 në faqen e fejsbukut “Jepi zë” me titull: “Çudia e madhe: Dy profesoresha marrin paga si rektore në Universitetin e Mitrovicës – njëra ka fituar rastin në gjykatë ndërsa tjetra nuk e pranoi vendimin e gjykatës duke u ankuar në Apel”. Një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë pagën e rektores e merr vetëm rektorja aktuale dhe askush tjetër. Ky është një konstatim i paqëndrueshëm i “Jepi zë”, i pabazuar, pa asnjë provë dhe pa burim të konfirmuar.

Si rrjedhojë Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë do ta padis edhe në gjykatë “Jepi zë” për shpifje që kanë për qëllim dëmtimin e imazhit të rektores dhe institucionit. Për më tepër kjo është vetëm edhe një shpifje tjetër në kuadër të fushatës që “Jepi zë” bën kundër Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë.

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë këtë vit ka marrë akreditim 5-vjeçar, hera e parë prej themelimit dhe që 8 vjet radhazi nuk ka marr asnjë vërejtje nga Auditori.

Shperndaj ne: