Rektorja

Rektorja Deva mban diskutim për “Sektorin minerar dhe lëndët e para kritike në Kosovë – Mundësitë e investimeve për bizneset amerikane”

Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva e shoqëruar me një grup mësimdhënësish ka marrë pjesë në diskutimin: “Sektori minerar dhe lëndët e para kritike në Kosovë – Mundësitë e investimeve për bizneset amerikane”, të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Komitetin e Grave në Energji dhe Miniera. Në diskutimin e saj, ajo tha se pasuritë minerare të Kosovës përfaqësojnë një potencial të rëndësishëm ekonomik, por vlera e tyre e vërtetë varet nga aftësia për përpunimin e mineraleve, zhvillimin e kapaciteteve prodhuese dhe vlerësimin e ndikimit ekonomik e mjedisor.

Deva theksoi rëndësinë e shfrytëzimit më efikas të kapaciteteve ekzistuese industriale, përfshirë ato të Trepçës dhe kompanive private. Ajo nënvizoi se bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet universiteteve, institucioneve publike dhe sektorit privat është thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë minerare, duke kërkuar përfshirje më të madhe të institucioneve akademike dhe ekspertizës shkencore në zhvillimin e këtij sektori.

Deva shprehu gjithashtu nevojën për mbështetje më të madhe të universiteteve, në mënyrë që njohuritë, hulumtimet dhe kapacitetet akademike të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin industrial dhe ekonomik të Kosovës.

Shperndaj ne: