Rektorja Deva pret në takim drejtuesit e asociacionit “Alumni”
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof.dr. Nurten Deva e shoqëruar nga prorektori, prof.dr. Sabri Avdullahu kanë pritur në takim kryetaren e asociacionit “Alumni”, prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu dhe sekretarin, Erzen Isufi. Në takim u bisedua për aktivitet që janë ndërmarrë për funksionalizmin e këtij asociacioni pas fillimit të punës nga struktura e re drejtuese.
Gjithashtu u diskutua për Planin e Punës të asociacionit “Alumni” për vitin 2026 si dhe për organizimin e “Ditës së Alumni” për këtë vit. Kryetarja e “Alumnit”, prof.ass.dr. Dafina Llugaxhiu, tha se funksionalizimi i këtij asociacioni është hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet universitetit dhe rrjetit të alumni, me qëllim rritjen e angazhimit dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim profesional.
Rektorja Deva, ka vlerësuar angazhimin e drejtuesve të asociacionit, që pritet ta dinamizojë studentët alumni. Ajo shprehu mbështetjen e menaxhmentit për aktivitet e tyre, si një hallkë e rëndësishme e Universitetit.
