Sa1

Dy studente të FTU-së pjesë e mobilitetit në Savonia University of Applied Sciences

Mobiliteti në Savonia University of Applied Sciences, pjesë e të cilit janë dy studentet e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Aurora Brahimi dhe Rrita Syla po përfundon me sukses, ofruar një përvojë të vlefshme akademike dhe profesionale për studentët pjesëmarrës. Gjatë kësaj periudhe, studentët patën mundësi të angazhohen në aktivitete dhe projekte të ndryshme në kuadër të programit, të cilat kontribuan në zhvillimin e njohurive dhe aftësive të tyre praktike.

Në përfundim të mobilitetit, studentët prezantuan punën dhe përvojat e tyre në seminarin e fundit, ku ndanë rezultatet dhe arritjet e projekteve të realizuara. Ky seminar u pasurua edhe me pjesëmarrjen virtuale të Prorektorit për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Prof. ass. dr. Bahtir Hyseni, i cili vlerësoi angazhimin dhe kontributin e studentëve gjatë kësaj eksperience. Kjo përvojë shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, duke i përgatitur më mirë për sfidat e ardhshme.

S2
Shperndaj ne: