Rektorja, prof.dr. Nurten Deva shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të prof. Ilir Hoxha
Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë të ish-profesorit të Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë, prof. Ilir Hoxha, ju lus që të pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emër të Universitetit „Isa Boletini“ në Mitrovicë dhe në emrin tim personal për ndarjen e tij nga jeta. Emri i mirë që kanë lënë duhet të shfrytëzohet si katalizator për të gjetur forcë ngushëllimi nga familjarët e tij.
Gjithsesi kujtimet e mira nga kolegët e FXM – së janë një motiv i fuqishëm për të gjithë ata që e kanë njohur që të nderojnë dhe respektojnë jetën dhe veprën e tij. Pushoftë në paqe!
Me respekt,
Rektorja
Prof.dr. Nurten Deva
