SHER mbështet hartimin e Rregullores për Studimet e Doktoratës
Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka filluar procesi i hartimit të Rregullores për Studime të Doktoratës, pasi paraprakisht Senati ka themeluar komisionin përkatës. Hartimi i kësaj rregulloreje do të mbështetet nga SHER, duke angazhuar ekspertë që kanë përvojë në këtë drejtim.
Për të diskutuar modalitetet e këtij procesi, të mërkurën në UIBM qëndruan Aqim Emurli e Shqiponja Kodraliu nga SHER. Ata u pritën në takim nga rektorja, prof.dr. Nurten Deva dhe prorektorët, të cilët shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e vazhdueshme nga SHER-i.
Rektorja Deva tha se përgatitjet për studimet e doktoratës kanë shkuar mirë dhe ky është një lajm i mirë për UIBM.

