Landscape

Ftesë për pjesëmarrje në tryezën e rrumbullakët “Nga ideja te tregu: Ndërmarrësia, inovacioni dhe fuqizimi i të rinjve”

Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë 2026, Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë organizon aktivitetin “Nga ideja te tregu: Ndërmarrësia, inovacioni dhe fuqizimi i të rinjve”, i cili do të mbahet më 18 nëntor 2026, nga ora 10:00 deri në 13:00, në Sallën 308, objekti i madh, kati III, UIBM.

Aktiviteti synon të promovojë ndërmarrësinë, inovacionin dhe potencialin krijues të të rinjve, duke krijuar hapësirë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe ideve ndërmjet përfaqësuesve të akademisë, sektorit privat dhe studentëve.

Në kuadër të programit do të organizohet një tryezë diskutimi, ku panelistë nga Universiteti dhe sektori bankar do të trajtojnë tema që lidhen me zhvillimin e ideve të biznesit, planifikimin e biznesit, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe mundësitë e financimit për të rinjtë.

Një pjesë e veçantë e aktivitetit do t’u kushtohet prezantimit të projekteve dhe aplikacioneve inovative të zhvilluara nga studentët e UIBM-së gjatë studimeve të tyre, me qëllim promovimin e kreativitetit dhe zgjidhjeve praktike që ata kanë realizuar.

Ftohen studentët, stafi akademik, përfaqësuesit e institucioneve, bizneseve dhe të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

Data: 18 nëntor 2026
Ora: 10:00–13:00
Vendi: Salla 308, objekti i madh, kati III, Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë

Agjenda e aktivitetit është e bashkëngjitur në këtë njoftim.

Agjenda!

Shperndaj ne: