Shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit me CaristasKosova (“YourJob”)
Rektorja e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva, ka pritur të enjten në takim, koordinatoren e projektit “YourJob” në kuadër të Caritaskosova, Shqipe Kurti, me të cilin diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit. Në takim ku ishin të pranishëm edhe bashkëpunëtorë të rektores dhe koordinatores, Kurti, pati dakordim për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet UIBM dhe “YourJob”.
Koordinatorja e projektit “YourJob”, Shqipe Kurti, e informoi rektoren për projektet e përbashkëta që mund të realizohen që do të ofronin mundësi për studentët e UIBM. Në këtë kontekst u përmend trajnimet në fusha të ndryshme, të cilat do të mund t’u ndihmonin të rinjëve sa i përket punësimit.
Rektorja Deva e falënderoi për mundësinë dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ajo ofroi mbështetjen e saj për aktivitetet e ndryshme që do të ofronin mundësi për studentët e UIBM.
