Stafi administrativ i UIBM shkëmben përvojat me homologët nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë
Në ditën e dytë të vizitës së stafit administrativ të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë (UNIKO), janë vizituar laboratorët dhe kabinetet. Zyrtarët e UIBM janë njoftuar nga homologët e tyre nga UNIKO për punën dhe angazhimet e tyre ditore.
Laborantët u njoftuan me pajisjet që përdoren në laboratorët e UNIKO dhe me metodat e punës. Vizitat e ndërsjella dhe shkëmbimi i përvojave u vlerësua si një mundësi e mirë për të dy palët. Në këtë kontekst, pati dakordim për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet zyrtarëve të sektoreve përkatëse. Gjithashtu kjo u vlerësua si mundësi e mirë për t’u përfshirë në projekte të përbashkëta ndërkombëtare.
Gjatë qëndrimit në Korçë stafi administrativ shoqëruar edhe nga menaxhmenti vizituan edhe “Shkollën e parë shqipe”.



