Vizitë pune në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë
Stafi administrativ i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë udhëhequr nga rektorja, prof.dr.Nurten Deva, anëtarja e KD, prof.asoc.dr. Flora Ferati dhe prorektorët, prof.asoc.dr. Muharrem Zabeli e prof.asoc.dr. Edita Bekteshi, kanë qëndruar për vizitë pune në Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë. Grupi është pritur nga rektori i UNIKO, prof.dr.Lorec Ikonomi me bashkëpunëtorë, ku u bisedua për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave.
Pas takimit ndërmjet menaxhmenteve të dy universiteteve, u mbajt një takim i përbashkët edhe me punëtorët e administratave. Në fjalën e mirëseardhjes rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi ndër të tjera tha kjo vizitë është më shumë se një takim formal, është një mundësi konkrete për shkëmbim përvojash, për njohje më të thellë e forcimin e lidhjeve mes dy universiteteve.
Takimin e përshëndeti edhe rektorja e Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë, prof. dr. Nurten Deva, e cila falënderoi menaxhmentin e UNIKO për pritjen e organizuar, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet kolegësh. Në ndërkohë punëtorët e administratës në UIBM janë shoqëruar nga homologët e zyrave përkatëse në UNIKO duke u njohur me kushtet e punës dhe praktikat e mira.





