Fotoja

Stafi i FGJ-së përfaqëson Kosovën në punëtorinë: “Forcimi i Bashkëpunimit Rajonal në Lëndët e Para Kritike (CRM) dhe Ekonominë Qarkulluese në Ballkan”

Prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri dhe asistentët Ujmir Uka dhe Ariana Sadiku nga Fakulteti i Gjeoshkencave kanë marrin pjesë në punëtorinë rajonale me temë: “Forcimi i Bashkëpunimit Rajonal në Lëndët e Para Kritike (CRM) dhe Ekonominë Qarkulluese në Ballkan”. Punëtoria është mbajtur në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në kuadër të projektit Circular-B, financuar nga OSF WB.

Ky aktivitet akademik dhe profesional shënoi prezantimin e parë publik të të gjeturave paraprake nga ekspertët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke synuar forcimin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre shteteve në fushat strategjike të: Burimeve sekondare të lëndëve të para, Vlerësimit të mbetjeve industrial, dhe Zhvillimit të ekonomisë rrethore në Ballkanin Perëndimor.

Si ekspert nga Kosova në këtë projekt është prof.asoc.dr. Kemajl Zeqiri, i cili në këtë punëtori prezantoi të gjeturat fillestare sa i përket deponive minerare në Kosovë, me theks të veçantë deponisë së Artanës.

 

Shperndaj ne: