Studentët e Fakultetit Juridik përzgjidhen për praktikë profesionale në Administratën Tatimore të Kosovës
Fakulteti Juridik i UIBM shënon një tjetër sukses të studentëve të tij, përmes përzgjedhjes për praktikë profesionale në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Në kuadër të programit të praktikës profesionale, sipas një procesi transparent dhe konkurrues të bazuar në meritë dhe notë mesatare, nga rajoni i Mitrovicës ishin paraparë të përzgjidheshin pesë studentët më të suksesshëm.
Ndër studentët e përzgjedhur nga ky rajon janë edhe Arbër Hoxha dhe Adis Zeqiri, të cilët do të zhvillojnë praktikën e tyre profesionale në ATK, duke u përfshirë drejtpërdrejt në proceset institucionale të punës.
Ky program u mundëson studentëve të lidhin njohuritë teorike me praktikën profesionale, të fitojnë përvojë konkrete në fushën juridiko-tatimore dhe të zhvillojnë më tej kompetencat e tyre profesionale. Përzgjedhja e tyre përbën një vlerësim të përgatitjes akademike dhe angazhimit të dëshmuar gjatë studimeve në Fakultetin Juridik të UIBM.
