Jur

Studentët e Fakultetit Juridik të UIBM morën pjesë në sesionin e trajnimit për profesionistë në fushën e drejtësisë tranzicionale

Studentët e Fakultetit Juridik morën pjesë në sesionin e trajnimit për profesionistë në fushën e drejtësisë tranzicionale i organizuar në kuadër të projektit “Reconcile”, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe i implementuar nga BIRN Hub dhe BIRN Kosova. Projekti po zhvillohet në Kosovë dhe në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ky projekt përbën një përpjekje të rëndësishme për të nxitur diskutimin mbi drejtësinë tranzicionale dhe ballafaqimin me të kaluarën, me qëllim forcimin e pajtimit dhe parandalimin e përsëritjes së konflikteve. Fokusi i projektit është fuqizimi i komuniteteve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor përmes trajnimit të profesionistëve të medias, institucioneve publike dhe studentëve, duke u ofruar njohuri të specializuara mbi temat e krimeve të luftës, proceset gjyqësore, etikën e raportimit, rolin e medias në dokumentimin e së vërtetës, si dhe ndikimin e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformimit në deformimin e saj.

Gjatë trajnimit u mbajtën tri ligjërata informuese nga ligjërues me përvojë të gjerë profesionale:

  • Ligjërata I: Dokumentimi i krimeve të luftës në mediat ndërkombëtare

Jeta Xharra, Drejtoreshë Ekzekutive e BIRN Kosova

  • Ligjërata II: Tranzicioni i hetimit të krimeve të luftës nga mekanizmat ndërkombëtarë në ata vendorë. Ndërtimi i sistemit prokurorial për krimet e luftës

Drita Hajdari, ish-prokurore speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës dhe udhëheqëse e Departamentit për Krime Lufte

  • Ligjërata III: Grumbullimi i provave për krimet e luftës nga institucionet dhe organizatat joqeveritare. Përvoja e KMDLNJ-së me Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës

Ibrahim Makolli, ish-udhëheqës i Delegacionit të Kosovës për Çështjen e Personave të Pagjetur dhe anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut

Pjesëmarrja në këtë trajnim u mundësoi studentëve të Fakultetit Juridik të thellojnë njohuritë e tyre teorike dhe praktike mbi drejtësinë tranzicionale, duke i përgatitur më tej për angazhime profesionale në fushën e drejtësisë, të drejtave të njeriut dhe medias.

 

Shperndaj ne: