1 (5)

Studentët e FIMK-ut pjesë e JunctionX Tirana Hackathon 2026

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë morën pjesë në aktivitetin ndërkombëtar JunctionX Tirana Hackathon 2026, ku përfaqësuan universitetin në mesin e pjesëmarrësve nga vende të ndryshme.

Gjatë garës, ekipi i studentëve zhvilloi projektin “skaNova”, një platformë e bazuar në inteligjencën artificiale për analizimin e imazheve mjekësore, përfshirë radiografitë (X-ray), ultrazërin dhe CT-skanimet. Platforma synon të vlerësojë nivelin e rrezikut, të arkivojë të dhënat në sistemet spitalore dhe të njoftojë mjekët përkatës në kohë reale, duke kontribuar në përshpejtimin e diagnostikimit dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor.

Pjesëmarrja në këtë garë u mundësoi studentëve të fitojnë njohuri të reja, të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale dhe të krijojnë lidhje me pjesëmarrës e profesionistë nga fusha të ndryshme të teknologjisë.

Studentët vlerësuan se përvoja në JunctionX Tirana ishte jashtëzakonisht e vlefshme, jo vetëm për aspektin teknik dhe inovativ të projektit, por edhe për mundësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimit të ideve me të rinj nga vende të ndryshme.

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë i përgëzon studentët për përfaqësimin dinjitoz të universitetit dhe i inkurajon ata të vazhdojnë angazhimin në aktivitete që promovojnë inovacionin, teknologjinë dhe zhvillimin profesional.

1 (2)
Shperndaj ne: