Studentët e Inxhinierisë Ekonomike njihen nga afër me sfidat dhe përvojat e industrisë
Në kuadër të lidhjes së ngushtë mes akademisë dhe industrisë, studentët e degës Inxhinieri Ekonimike në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) patën kënaqësinë të ndiqnin një ligjëratë ndërvepruese nga z. Valon Hyseni menaxher i marketingut dhe HR në fabrikën “TehnoBurimi” në Mitrovicë.
Gjatë këtij sesioni, z. Hyseni ndau me studentët përvojën e tij të çmuar profesionale, duke u fokusuar te sfidat reale të tregut dhe menaxhimi i proceseve të punës në një mjedis korporativ. Diskutimi preku situata konkrete nga praktika, duke u ofruar studentëve një pasqyrë të qartë se si konceptet teorike zbatohen në terren.
Sesioni u shoqërua me pyetje dhe diskutime aktive nga ana e studentëve, të cilët patën mundësinë të lidhnin dukuritë e trajtuara me lëndët dhe planprogramin e tyre akademik.
Në FIMK, ne besojmë fort dhe promovojmë idenë se bashkimi i dijes akademike me përvojën e industrisë është çelësi për fuqizimin e aftësive të studentëve tanë dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.






