Studentët e FIMK vizitojnë Zyrën e Punësimit në Mitrovicë.
Në kuadër të aktiviteteve praktike dhe bashkëpunimit institucional, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK) realizuan një vizitë në Zyrën e Punësimit në Mitrovicë.
Gjatë kësaj vizite, studentët u njoftuan nga afër me:
Shërbimet kryesore që ofron Zyra e Punësimit për kërkuesit e punës dhe të rinjtë.
Projektet dhe aktivitetet aktuale të punësimit dhe të aftësimit profesional që janë në dispozicion.
Informatat kyçe dhe udhëzimet se si të papunësuarit apo të diplomuarit mund të përfitojnë nga skemat e ndërmjetësimit, trajnimet dhe orientimi në karrierë.
Kjo vizitë u shërbeu studentëve për të krijuar një lidhje më të fortë me tregun e punës dhe për t’u informuar mbi hapat praktikë që mund të ndërmarrin për zhvillimin e tyre profesional.


