Projektet

Studentët e UIBM kanë aplikuar me tri projekte në kuadër të thirrjes për projekte të vogla, kreative dhe inovative në fushën e STEM

Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë aplikuar me tri projekte në kuadër të thirrjes për projekte të vogla, kreative dhe inovative në fushën e STEM të shpallur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Ata kanë prezantuar të martën projektet e tyre në Prishtinë, krahas aplikantëve të tjerë që kanë aplikuar në këtë thirrje.

Grupi i studentëve të Fakultetit të Gjeoshkencave:  Omer Gucati, Eljona Munishi, Valona Prokshi, Enver Fejza dhe Albina Rama, kanë aplikuar me projektin “Nëse riciklojmë mbeturinat, krijojmë një ekonomi”, grupi i studentëve të Fakultetit të Informatikës dhe Inxhinierisë Mekanike: Behar Xhosha, Sejdi Gashi dhe Redon Berisha, kanë aplikuar me projektin “Ndihmo Tjetrin” dhe grupi tjetër i studentëve të FIMK-ut: Agnesa Baliu, Erza Peci dhe Erona Maxhuni, kanë aplikuar me projektin “CodePathX”.

Rektorja e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, ka vlerësuar angazhimin e studentëve me projektet e tyre. Ajo ju ka uruar sukses dhe mbështetje të vazhdueshme nga UIBM.  Studentët kanë falënderuar rektoren për mbështetjen dhe inkurajimin që të bëhen pjesë e kësaj thirrjeje nga MASHTI.

Shperndaj ne: