Studentët e UIBM pjesë e protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së
Studentë nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë kanë marrë pjesë të hënën në protestën studentore që u mbajt në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë nisur të organizuar nga kampusi universitar në Mitrovicë për të shprehur kundërshtimin e tyre për aktgjykimin që dënon çlirimtarët.
Në protestën që u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë kanë marrë pjesë studentë nga të gjitha universitetet publike dhe kolegjet private. Përveç fjalimeve kundër këtij aktgjykimi që atakon historinë dhe të vërtetën për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, studëntët kanë mbajtur në duar parulla ku shprehej revolta ndaj këtij aktgjykimi.
