Studentët e UIBM-së morën pjesë në trajnimin “Dialogu Ndërkulturor”
Në kuadër të projektit “E ardhmja kohezive”, Instituti EDUTASK organizoi trajnimin me temë “Dialogu Ndërkulturor”, i mbajtur më 11, 12 dhe 13 maj 2026. Në këtë trajnim morën pjesë studentë të Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe nxënës të shkollave të mesme të Mitrovicës.
Trajnimi kishte për qëllim zhvillimin e njohurive dhe aftësive për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe promovimin e respektit, tolerancës dhe bashkëpunimit ndërkulturor për ndërtimin e komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme.
