Fot2

Profesorë nga Universiteti i Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje qëndruan për vizitë në FGJ

Fakulteti i Gjeoshkencave në kuadër të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë po mirëpret, në kuadër të programit Erasmus+, Prof. Dr. Andriana Surleva, dekane e Fakultetit të Teknologjisë Kimike, si dhe Prof. Dr. Nadezhda Kazakova dhe Prof. Dr. Georgi Chernev nga Fakulteti i Shkencave të Materialeve dhe Metalurgjisë të Universitetit të Teknologjisë Kimike dhe Metalurgjisë në Sofje, Bullgari. Vizita e tyre realizohet me ftesë të Prof. Asoc. Fatos Rexhepi dhe është fokusuar në avancimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor në fushën e metodave moderne të analizës së strukturave molekulare dhe përpunimit të të dhënave spektrale.

Qëllimi kryesor i kësaj vizite është zhvillimi i një trajnimi profesional nga Prof. Asoc. Fatos Rexhepi për profesorët pjesëmarrës, me fokus në përdorimin e metodave kemometrike për detektimin dhe kuantifikimin e komponentëve të ndryshëm kimikë. Përmes këtij trajnimi, profesorët pjesëmarrës po avancojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në trajtimin e spektrit me qëllim marrjen e sinjalit sa më të mirë, interpretimin e të dhënave dhe integrimin e metodave kemometrike në pajisje të ndryshme instrumentale, duke zgjeruar mundësitë kërkimore dhe shkencore në shumë fusha.

Ky aktivitet dëshmon rolin e Fakultetit të Gjeoshkencave dhe të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë në promovimin e shkëmbimit ndërkombëtar të njohurive dhe forcimin e bashkëpunimit akademik me institucione prestigjioze evropiane.

Fot3
Shperndaj ne: