Fgj2

Studentët e Xehetarisë realizuan një vizitë studimore në Korporatën Energjetike të Kosovës

Nën udhëheqjen e prof.dr. Kemajl Zeqiri dhe ass. msc. Ujmir Uka, studentët e Xehetarisë (niveli baçelor dhe master), realizuan një vizitë studimore në Korporatën Energjetike të Kosovës. Aktiviteti u organizua në kuadër të lëndëve Shfrytëzimi sipërfaqësor, Makinat minerare dhe Analiza ekonomike në miniera.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësi të njihen nga afër me proceset e shfrytëzimit sipërfaqësor të thëngjillit, funksionimin e makinave minerare si dhe aspektet teknike e ekonomike që lidhen me operimet minerare. Kjo vizitë studimore kontribuoi në thellimin e njohurive të tyre profesionale duke lidhur drejtpërdrejt teorinë me praktikën.
Inxhinierët e KEK -ut ofruan sqarime të detajuara, këshilla profesionale dhe orientim gjatë gjithë procesit, duke i mundësuar studentëve një përvojë të vlefshme në mjedisin real të punës. Universiteti mbetet i përkushtuar në organizimin e vizitave dhe aktiviteteve praktike që pasurojnë përgatitjen akademike dhe zhvillimin profesional të studentëve tanë.
Shperndaj ne: