DCIM.00 00 04 09.Still001

Thirrje për Aplikime – Shkolla Dimërore e BE-së, 1 – 4 Dhjetor 2025 Skema Young Cell

Të dashur studentë,

Shpresoj që ky email të ju gjejë mirë.

Kemi kënaqësinë të ju informojmë se thirrja për aplikime është hapur për Shkollën Dimërore të BE-së 2025 me temë “FinTech dhe Ekonomia Dixhitale – Blockchain, Inovacioni dhe Gjeopolitika e Re e Financave Dixhitale”, e cila do të zhvillohet nga 1 deri më 4 dhjetor 2025 në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ju lutemi gjeni të bashkangjitur Thirrjen e plotë për Aplikime.

I organizuar nga Skema Young Cell (Raundet XIII–XV) në bashkëpunim me European Young Cell Alumni Kosovo (EYCA), ky program i çertifikuar ofron një mundësi të shkëlqyer për studentët për të fituar njohuri të vlefshme në financa, teknologji dhe hartimin e politikave evropiane.

Pjesëmarrja në Shkollën Dimërore është falas dhe aplikimet janë të hapura deri më 24 nëntor 2025.

Për çdo informacion shtesë, ju lutemi të kontaktoni në:

 [email protected]

 [email protected]

Shperndaj ne: