Studentët e Xehetarisë realizuan vizitë studimore në Flotacionin e Kishnicës dhe në deponi
Më 21.05.2026, studentët e nivelit bachelor nga Departamenti i Xehetarisë realizuan një vizitë studimore në Flotacionin e Kishnicës dhe në deponi, të shoqëruar nga profesorët Kemajl Zeqiri dhe Gzim Ibishi, si dhe asistentët Ariana Sadiku dhe Ujmir Uka. Studentët u pritën nga drejtori Sami Latifi, i cili prezantoi aktivitetin dhe funksionimin e flotacionit, me theks të veçantë në proceset teknologjike dhe organizimin e punës.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e përpunimit të xeheve, fazat e flotacionit, trajtimin e mineralit si dhe mënyrën e menaxhimit të deponisë. Po ashtu, ata u informuan mbi aspektet teknike, operacionale dhe mjedisore që lidhen me funksionimin e këtij kompleksi industrial.
Inxhinierët dhe stafi profesional ofruan sqarime të detajuara lidhur me pajisjet, teknologjinë e përdorur dhe rëndësinë e proceseve të flotacionit në industrinë minerare. Kjo vizitë studimore u mundësoi studentëve të lidhin njohuritë teorike me praktikën, duke kontribuar në përgatitjen e tyre akademike dhe profesionale.

