Ballina

Takim informues për Rregulloren e Monitorimit të AKA-së

Drejtues dhe zyrtarë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) kanë mbajtur të enjten një takim informues për Rregulloren e Monitorimit me menaxhmentin, stafin akademik, administratën si dhe studentët në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM).  Në takim  u dhanë hollësi për përmbajtjen  dhe specifikat e Rregullores së Monitorimit të AKA-së.

Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, i cili ishte në takim bashkë me udhëheqësen e Divizionit të Monitorimit, Shpresa Shala dhe zyrtaren e Lartë të Monitorimit, Arta Kelmendi Thaçi, u përgjigjen edhe në pyetjet e të pranishmëve për aspekte të ndryshme që kanë të bëjnë me riakreditimin institucional dhe atë të programeve. Drejtori Gashi shprehu gatishmërinë e AKA-së për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e arsimit të lartë në drejtim të përmbushjes së kritereve për akreditim dhe ngritjes së përgjithshme të përfomancës në arsimin e lartë.

Paraprakisht ekipi nga AKA mbajti një takim edhe me rektoren e UIBM, prof.dr. Nurten Deva, e cila i uroi për anëtarësim e AKA-së në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) dhe i falënderoi për korrektësinë dhe bashkëpunimin.

Aka1
Shperndaj ne: