Vizitë studimore e stafit akademik të UIBM në Universitetin Ramon Llull në Barcelonë
Një delegacion nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), i përbërë nga Faton Merovci, Artan Rexhepi dhe Agon Bajgora, mori pjesë në një vizitë studimore që u zhvillua nga 27 deri më 31 tetor 2025 në Universitetin Ramon Llull – La Salle Campus Barcelona, në kuadër të projektit Erasmus+ WeB-Nimbus, të financuar nga Erasmus+. Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave akademike dhe praktike ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse të projektit, me fokus në zhvillimin e kapaciteteve universitare në fushën e teknologjive të reja, si dhe përmirësimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe të të nxënit.
Gjatë qëndrimit pesëditor, përfaqësuesit e UMIB-it morën pjesë në takime pune, prezantime tematike dhe vizita në laboratorë modernë të La Salle Campus, ku u prezantuan përvoja të suksesshme në integrimin e teknologjisë në procesin arsimor, arsimimin digjital dhe bashkëpunimin ndërmjet universiteteve dhe industrisë. Vizita u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe për shkëmbimin e përvojave akademike, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve të UMIB-it dhe partnerëve të tij në kuadër të projektit WeB-Nimbus.
