Arjanit Ademi, inxhinieri i ri i “Trepçës”

Arjanit Ademi, ka kryer studimet në nivelin baçelor në Fakultetin e Gjeoshkencave (Departamenti i Xehetarisë) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ndërsa tani është në përgatitje të tezës së masterit në departamentin e njëjtë. Ai shprehet krenar që ka përfunduar studimet në këtë institucion dhe që po vazhdon rrugëtimin akademik si student i masterit. “Përvoja ime si student në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë, në nivelin baçelor dhe master në, ka qenë hapi thelbësor në rrugëtimin tim drejt suksesit në profesionin e inxhinierisë minerare”, thotë ai.

Sipas tij, mësimet që ka marrë, sidomos në kurset e shfrytëzimit nëntokësor, ishin të lidhura drejtpërdrejt me minierën  “Trepça”, ku edhe ka pasur fatin të punësohet. Përveç studimeve, ai ishte familjarizuar me minirën, si nga ana teorike, ashtu edhe nga ana praktike si rezultat i  vizitave studimore me profesorët e departamentit.  Ai ka pasur fatin që si student i masterit, një semester ta kaloj në Universitetin “Zonguldak Bülent Ecevit University” në Turqi, përmes programit Erasmus, për shkëmbim të studentëve.

Kjo përvojë e ka ndihmuar në formimin e mëtutjeshëm professional. “Përkushtimi i stafit akademik të Fakultetit të Gjeoshkencave në UIBM e ka bërë përvojën si student shumë të kënaqshme dhe frytdhënëse, për çka jam falënderues”, thotë Arjaniti.

 

Arjanit Ademi