Me rastin e 13-vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ish-studentja e Fakultetit
Ekonomik, Altina Kamberaj, është nderuar me certifikatën dhe titullin “Ambasadore Nderi”, si
vlerësim për arritjet e saj akademike dhe kontributin në zhvillimin e arsimit universitar.
Altina ka përfunduar studimet themelore në Fakultetin Ekonomik në UIBM me sukses maksimal,
duke qenë pjesë e gjeneratës së parë të diplomuar që nga themelimi i universitetit. Gjatë
studimeve, ajo u dallua për përkushtimin dhe angazhimin e saj akademik, duke ndërtuar një bazë
të fortë për zhvillimin e mëtejmë profesional.
Rrugëtimi i saj akademik vazhdoi me studimet pasdiplomike në Universitetin e Prishtinës, si dhe
me programe studimore ndërkombëtare në Staffordshire University në Angli. Sot ajo mban
gradën Doktor i Shkencave Ekonomike, duke dëshmuar përkushtimin e saj të vazhdueshëm ndaj
dijes dhe kërkimit shkencor.
Përveç përvojës në botën akademike, Altina ka fituar edhe përvojë profesionale në institucione
publike dhe në sektorin mikrofinanciar, duke mbajtur edhe pozita menaxhuese. Aktualisht, ajo
është pjesë e stafit akademik të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë,
duke kontribuar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja të studentëve.
Historia e Altina Kamberajt dëshmon se puna, përkushtimi dhe arsimi cilësor mund të hapin
rrugë drejt arritjeve të rëndësishme akademike dhe profesionale, duke e bërë atë një shembull
frymëzues për studentët e rinj të UIBM.

Altina Kamberaj – “Ambasador Nderi” I Universitetit “Isa Boletini” Në Mitrovicë

Mimoza Voca, ish-studente e Fakultetit të Edukimit, është shpallur “Ambasador Nderi” në
kuadër të 13-vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Rruga e saj akademike është
shembull i përkushtimit, punës së palodhur dhe pasionit për arsim.
Mimoza filloi studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit dhe përballoi sfidat e para me
vendosmëri dhe mbështetje nga stafi akademik dhe familja. Ajo përfundoi studimet me një
mesatare të shkëlqyer 9.7 dhe u përfitua nga bursa universitare dhe qendrore nga MAShTI, duke
u motivuar më tej për të ndjekur rrugën akademike.
Gjatë studimeve, Mimoza u përfshi në praktika dhe programe ndërkombëtare si CEPPUS në
Linz, Austri, dhe praktikën profesionale në organizatën Bonevet, duke fituar përvojë të vyer në
punën me fëmijë dhe zhvillimin e aftësive praktike të mësimdhënies. Pas përfundimit të
bachelorit, ajo vazhdoi studimet master në drejtimin “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” dhe filloi
punën si asistente në shkollën jopublike “Mileniumi i Tretë”, duke e bërë profesionin e
mësimdhënies pjesë të përditshmërisë së saj.
Sot, Mimoza është mësimdhënëse e angazhuar në Mitrovicë, ku çdo ditë aplikon njohuritë dhe
përvojën e fituar për të nxitur zhvillimin e nxënësve të saj. Ajo shprehet se rrugëtimi i saj nuk do
të ishte i mundur pa mbështetjen e profesorëve dhe mentorëve të saj, të cilët kanë lënë gjurmë në
mënyrën se si ajo punon dhe përfaqëson arsimin.
Në këtë 13-vjetor të UIBM, Mimoza Voca qëndron me krenari dhe mirënjohje për universitetin
që i dha themelet e suksesit të saj, duke u bërë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm të
studentëve.

Mimoza Voca – “Ambasador Nderi” I Universitetit “Isa Boletini” Në Mitrovicë

Me rastin e 13-vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ish-studentja e Fakultetit të
Teknologjisë Ushqimore, Shpresa Musa, është nderuar me certifikatën dhe titullin “Ambasador
Nderi”, si vlerësim për arritjet e saj të jashtëzakonshme akademike dhe profesionale në nivel
ndërkombëtar.
Shpresa ka përfunduar studimet baçelor në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në UIBM, ku u
dallua për sukses të lartë akademik dhe angazhim të vazhdueshëm, duke qenë edhe bursiste
universitare për dy vite radhazi. Gjatë kësaj periudhe ajo ishte aktive edhe në jetën studentore,
duke shërbyer si nënkryetare e Parlamentit Studentor.
Rrugëtimi i saj akademik vazhdoi me sukses në arenën ndërkombëtare. Ajo fitoi bursën
prestigjioze “Fulbright” nga Ambasada Amerikane për të vazhduar studimet master në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, ku pas vitit të parë të studimeve nënshkroi kontratë si asistente
kërkimore në Universitetin e Nebraskës–Lincoln. Në vitin 2019, përfitoi edhe bursën Erasmus,
duke ndjekur një semestër studimi në Universitetin e Shkencave të Aplikuara Van Hall
Larenstein në Holandë.
Kulmi i arritjeve të saj akademike është doktoratura në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM)
në Gjermani, në fushën e Shkencave Natyrore, ku u vlerësua me notën më të lartë akademike
“Magna cum laude”.
Pas një periudhe angazhimi si asistente kërkimore ne universitet, Shpresa vazhdon rrugëtimin e
saj profesional në industrinë në Gjermani, duke kontribuar me ekspertizën e saj në fushën e
shkencës dhe teknologjisë.
Historia e saj është një dëshmi e qartë se përkushtimi, puna dhe arsimi cilësor në UIBM mund të
hapin rrugë drejt arritjeve të mëdha akademike dhe profesionale në nivel ndërkombëtar.

Shpresa Musa – “Ambasador Nderi” I Universitetit “Isa Boletini” Në Mitrovicë

Me rastin e 13-vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ish-studenti i Fakultetit të
Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike, Jeton Korenica, është nderuar me certifikatën dhe
titullin “Ambasador Nderi”, si vlerësim për arritjet e tij profesionale dhe lidhjen e vazhdueshme
me universitetin.
Jetoni është Inxhinier Softueri nga Mitrovica, i lindur, rritur dhe i shkolluar në këtë qytet. Pasioni
i tij për teknologjinë ka filluar herët dhe e udhëhoqi drejt studimeve në fushën e inxhinierisë
kompjuterike, një drejtim me perspektivë të gjerë dhe sfida të vazhdueshme profesionale.
Studimet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë i kanë ndihmuar të ndërtojë një bazë të
fortë akademike dhe profesionale, duke zhvilluar aftësi të rëndësishme si mendimi kritik,
zgjidhja e problemeve dhe puna profesionale në fushën e teknologjisë. Sot, Jetoni është i
angazhuar në industrinë e softuerit dhe bashkëpunon me kompani dhe projekte ndërkombëtare,
duke zhvilluar karrierën e tij profesionale nga Mitrovica.
Ai thekson se suksesi në këtë profesion nuk vjen rastësisht, por është rezultat i pasionit,
përkushtimit dhe punës së vazhdueshme, si dhe i mbështetjes që studentët marrin nga profesorët
dhe universiteti gjatë rrugëtimit akademik.
Historia e Jeton Korenicës është një dëshmi se arsimimi cilësor në UIBM mund të shërbejë si një
bazë e fuqishme për ndërtimin e një karriere të suksesshme në industrinë globale të teknologjisë.

Jeton Korenica – “Ambasador Nderi” I Universitetit “Isa Boletini” Në Mitrovicë

Me rastin e 13-vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ish-studenti i Fakultetit të
Gjeoshkencave, Enes Muzaqi, është nderuar me certifikatën dhe titullin “Ambasador Nderi”, si
vlerësim për kontributin dhe lidhjen e vazhdueshme me universitetin dhe zhvillimin e sektorit
minerar në vend.
Rrugëtimi profesional i tij në industrinë minerare filloi në vitin 2011 në Ndërmarrjen Trepça
Sh.A., ku shërbeu si gjeolog kryesor në Minierën e Artanës. Gjatë viteve, ai ka mbajtur disa
pozita me përgjegjësi profesionale dhe menaxheriale brenda kësaj ndërmarrjeje, përfshirë edhe
pozitën e Drejtorit të Departamentit të Hulumtimit, Zhvillimit dhe Mjedisit, si dhe ka udhëhequr
ndërmarrjen në cilësinë e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A.
Paralelisht me angazhimin profesional, Enesi kontribuon edhe në fushën akademike si
bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin e Gjeoshkencave, në Departamentin e Gjeologjisë, duke
ndarë përvojën dhe ekspertizën e tij me studentët.
Ai gjithashtu ka qenë i përfshirë në procese të rëndësishme institucionale dhe strategjike, si
anëtar i komisionit për hartimin e Planit Strategjik të Fakultetit të Gjeoshkencave, anëtar i Trupit
Këshillëdhënës të fakultetit, si dhe anëtar i ekipit punues për hartimin e Programit të Zbatimit të
Strategjisë Minerare të Republikës së Kosovës.
Ky vlerësim dëshmon për rëndësinë e lidhjes së vazhdueshme ndërmjet universitetit dhe
alumnive të tij, duke reflektuar ndikimin që formimi akademik në UIBM ka në zhvillimin
profesional dhe kontributin në sektorët strategjikë të vendit.

Enes Muzaqi – “Ambasador Nderi” I Universitetit “Isa Boletini” Në Mitrovicë

Me rastin e 13-vjetorit të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, ish-studentja e Fakultetit
Juridik, Bleona Meholli, është nderuar me certifikatën dhe titullin “Ambasadore Nderi”, si
vlerësim për angazhimin dhe arritjet e saj akademike dhe profesionale.
Bleona filloi studimet në Fakultetin Juridik në vitin 2020, ndërsa gjatë katër viteve të studimeve
u dallua për përkushtimin dhe angazhimin e saj aktiv në jetën studentore. Për tre vite radhazi ajo
shërbeu si përfaqësuese e studentëve, një rol që i dha mundësinë të kontribuojë në përfaqësimin
dhe mbrojtjen e interesave të studentëve, duke zhvilluar aftësi të rëndësishme në lidership,
bashkëpunim dhe përgjegjësi.
Pas diplomimit në qershor 2024, Bleona filloi menjëherë angazhimin profesional në Ministrinë e
Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, ku fitoi përvojë të vlefshme në
institucionet shtetërore. Paralelisht me zhvillimin profesional, ajo ka vazhduar edhe rrugëtimin
akademik dhe aktualisht është duke ndjekur studimet master në Universitetin e Prishtinës, në
fushën e së drejtës ndërkombëtare.
Historia e Bleona Mehollit është një shembull frymëzues për studentët e rinj, duke dëshmuar se
përkushtimi në studime, angazhimi në komunitetin universitar dhe besimi në vetvete mund të
hapin rrugë drejt arritjeve të rëndësishme profesionale dhe institucionale.
Ky vlerësim konfirmon edhe një herë lidhjen e fortë ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në
Mitrovicë dhe alumnive të tij, të cilët me suksesin dhe kontributin e tyre përfaqësojnë
universitetin në institucione dhe fusha të ndryshme të shoqërisë.

Bleona Meholli – “Ambasador Nderi” I Universitetit “Isa Boletini” Në Mitrovicë

Gentrita Uka – një karriere të ndritur në Edukim Inkluziv dhe Psikologji të Fëmijërisë së Hershme

Gentrita Uka është një nga ish-studentet e suksesshme të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ajo ka përfunduar studimet themelore në programin Parashkollor në vitin 2022, duke krijuar bazën për rrugëtimin e saj profesional në fushën e edukimit dhe zhvillimit të fëmijëve.

Pas përfundimit të studimeve baçelor, Gentrita ka vazhduar nivelin master në Universitetin e Prishtinës, në programin Master i Shkencave të Edukimit – Edukimi Inkluziv, të cilin e ka përfunduar me sukses në korrik të këtij viti.

Aktualisht, ajo është e angazhuar në dy role profesionale:

  • Edukatorе Speciale në Kliniken “Empatia”,
  • Psikologe e Edukimit në RADC.

Gjatë pesë viteve të fundit, Gentrita ka punuar me fëmijë me nevoja të veçanta dhe fëmijë me vështirësi në të nxënë, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të personalizuar. Ajo është trajnuar në ABA terapi dhe në metoda të tjera zhvillimore, duke u specializuar në ndërhyrje profesionale që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e zhvillimit të fëmijëve.

Përvoja e saj përfshin:

  • punë si edukatore inkluzive në kopshte dhe shkolla,
  • dhjetëra trajnime, konferenca dhe praktika profesionale në fushën e fëmijërisë së hershme, edukimit special dhe psikologjisë aplikative,
  • angazhim në qendra dhe klinika që ofrojnë shërbime psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë.

Rrugëtimi i Gentritës është një shembull frymëzues për studentët e UIBM-së, duke dëshmuar se përkushtimi, zhvillimi profesional dhe pasioni për punën me fëmijë mund të hapin dyer të rëndësishme në karrierën e edukimit dhe psikologjisë.

Gentrita Uka

Melisa Gacaferi Maloku – nga UIBM drejt suksesit si Teknologe në “Birra Peja”

Melisa Gacaferi Maloku është një nga ish-studentet e dalluara të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë. Ajo përfundoi studimet baçelor në programin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore gjatë viteve 2013–2017 dhe më pas vazhdoi studimet master në të njëjtin drejtim në periudhën 2019–2022, duke ndërtuar themele të forta akademike në fushën e industrisë ushqimore.

Pas përfundimit të studimeve universitare, Melisa pati mundësinë të fillonte menjëherë karrierën e saj profesionale. Në moshën vetëm 21-vjeçare, ajo u punësua si teknologe e prodhimit në kompaninë “Birra Peja”, ku u përball me sfidat dhe dinamiken e një industrie të rëndësishme dhe në zhvillim.

Në rolin e saj të parë, Melisa u angazhua në:

  • mbikëqyrjen e proceseve teknologjike të prodhimit,
  • kontrollin e cilësisë në çdo fazë të procesit,
  • monitorimin e fermentimit dhe filtrimit,
  • analizimin e mostrave dhe garantimin e standardeve të produktit.

Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të saj, në vitin 2023, Melisa avancoi në një rol të ri si teknologe në laboratorin e kompanisë. Në këtë pozicion, ajo është përgjegjëse për:

  • kryerjen dhe interpretimin e analizave mikrobiologjike,
  • monitorimin e pastërtisë dhe sigurisë së produktit,
  • zbatimin e procedurave laboratorike që sigurojnë cilësi dhe stabilitet të lartë.

Këto përvoja e kanë ndihmuar Melisën të thellojë njohuritë e saj teknike dhe të forcojë më tej aftësitë profesionale, duke u bërë një kontribuuese të rëndësishme në sektorin e teknologjisë ushqimore. Rrugëtimi i saj është dëshmi se edukimi cilësor, angazhimi dhe pasioni për profesionin mund të çojnë drejt arritjeve të mëdha në industrinë ushqimore. Melisa synon që në vitet në vijim të vazhdojë zhvillimin profesional dhe të kontribuojë edhe më shumë në këtë sektor të rëndësishëm në vend.

Melisa Gacaferi Maloku

Petrit Idrizi –një karriere e ndërtuar mbi përvojë dhe përkushtim
Petrit Idrizi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa
Boletini” në Mitrovicë, ku ka diplomuar në nivelin baçelor (2013–2016) dhe më pas ka vijuar
studimet në nivelin master (2016–2019) në drejtimin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore. Gjatë
studimeve, ai ka pasuruar njohuritë e tij edhe përmes një përvoje ndërkombëtare në Universitetin
Van Hall Larenstein në Holandë (2018), ku ka ndjekur specializime në teknologjinë e qumështit
dhe produkteve të tij, si dhe në trajtim të ujërave të ndotura dhe teknologji të avancuar të ujit të
pijshëm. Kjo përvojë i mundësoi të ndërthurë njohuritë akademike me praktikat profesionale në
laboratorë modernë dhe sisteme bashkëkohore të menaxhimit.
Rrugëtimi i tij profesional është i pasur dhe i larmishëm, duke përfshirë angazhime të
rëndësishme:
 Menaxhimin e një biznesi privat për gati një dekadë në Mitrovicë.
 Punën në laboratorin “Pilot Plant” në Van Hall Larenstein, Holandë.
 Pozitat si Teknolog i Ushqimit në kompani të njohura si Jaffa Food & Cake dhe Lo El.
 Angazhimin në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë si Inspektor Sanitar.
 Rolin e Menaxherit të Projekteve në Institutin e Pavarur të Ushqimit, ku kontribuoi në
zhvillimin e projekteve të rëndësishme për sigurinë dhe cilësinë ushqimore.
 Përvojën si Mbikëqyrës në IDRA dhe detyra të tjera si Teknolog i Ushqimit në
institucione të ndryshme.
Aktualisht, Petrit Idrizi është i angazhuar si Teknolog i Ushqimit në Kampin e Njësisë Speciale
“Enver Zymeri”, ku vazhdon të zbatojë njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe përvojës së tij
profesionale.
Petriti ka zhvilluar një gamë të gjerë aftësish dhe ka ndjekur trajnime të specializuara, ndër të
cilat vlen të përmenden:
 Njohuri të avancuara për produktet me prejardhje shtazore dhe përvojë praktike në
industrinë e përpunimit të mishit “Apetit”.
 Aftësi të forta organizimi, pavarësi dhe qëndrueshmëri në punë.
 Vlerësim i lartë për punën ekipore dhe bashkëpunimin me kolegët.
 Mendjehapur, energjik dhe me qëndrim pozitiv në çdo sfidë.
 Njohuri të mira për sistemet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore, veçanërisht për sistemin
HACCP.
 Trajnimi me temë “Parandalimi dhe trajtimi i ujërave të ndotura nga industria
ushqimore”.
 Njohuri të thelluara për trajtimin dhe kontrollin e ujërave të pijshëm.

 Pjesëmarrja në vizita studimore në:
o Fabrikën e trajtimit të ujërave në Leeuwarden, Holandë.
o Wetsus Universitetin Profesional për trajtimin dhe kontrollin e ujërave të pijshëm,
Leeuwarden.
o Fabrikën e trajtimit të ujërave në Spannenburg, Holandë.

“Historia ime tregon se çdo hap, qoftë në laborator apo në vendin e punës, është një mundësi për
të ndërtuar diçka të vlefshme. Këshilla ime për studentët është të mos ndalen së eksploruari dhe
së mësuari, sepse çdo përvojë është një gur themeli në suksesin e tyre – dhe këtë mundësi ua
ofron Universiteti ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë”, thotë ai.

Petrit Idrizi

Shqipe Maliqi-Beqiri – shembull i përkushtimit dhe profesionalizmit në fushën e sigurisë
ushqimore
Shqipe Maliqi Beqiri ka përfunduar studimet në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në
Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku në vitin 2009 u diplomua në nivelin baçelor. Pas
disa vitesh përvojë profesionale, ajo vazhdoi edhe studimet master në të njëjtin fakultet, të cilat i
përfundoi me sukses në vitin 2016.
E pajisur me njohuri të thella teorike dhe praktike, Shqipja ka ndërtuar një karrierë të
qëndrueshme në fushën e teknologjisë ushqimore. Aktualisht, ajo është e angazhuar si teknologe
e ushqimit në laboratorin e analizave të qumështit të freskët pranë Agjencisë së Ushqimit dhe
Veterinarisë së Kosovës (AUVK), ku kontribuon drejtpërdrejt në mbrojtjen e shëndetit publik
përmes kontrollit të cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore.
Përveç punës së përditshme, Shqipe Maliqi-Beqiri ka pasuruar përvojën e saj edhe përmes
trajnimeve jashtë vendit dhe shkëmbimeve profesionale me vende të rajonit, duke fituar njohuri
të avancuara mbi standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore. Këto eksperienca kanë forcuar
aftësitë e saj profesionale dhe e kanë bërë një kontribuuese të rëndësishme në fushën e saj.
Historia e saj është një dëshmi se formimi akademik në Universitetin “Isa Boletini” i kombinuar
me përvojë dhe përkushtim të vazhdueshëm, hap rrugën drejt një karriere të suksesshme dhe me
ndikim.
“Puna ime tregon se përkushtimi dhe vazhdimësia në mësim sjellin gjithmonë rezultat.
Studentëve të rinj u këshilloj të përfitojnë sa më shumë nga studimet dhe të mos ndalen së
hulumtuari, sepse çdo përvojë është një mundësi për të ndërtuar të ardhmen e tyre profesionale”,
thotë Shqipe Maliqi Beqiri.

Shqipe Maliqi-Beqiri

Mirlinda Uka Elezaj – nga UIBM teknologe ushqimi në Gjermani
Mirlinda Uka Elezaj ka përfunduar studimet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku ka
diplomuar në baçelor në Teknologji Ushqimore (2007–2011) dhe më pas ka vazhduar studimet e
nivelit master po ashtu në Teknologji Ushqimore (2013–2016). Karrierën e saj profesionale e ka
nisur në Kosovë, ku nga viti 2016 deri në vitin 2018 ka punuar si teknologe ushqimi në fabrikën
Pi&Ki Egi Group Pejë.
Pas kësaj periudhe, është zhvendosur në Gjermani, ku ka vazhduar rrugëtimin e saj
profesional.Në vitin 2023, Mirlinda u punësua si Teknologe Ushqimi në kompaninë gjermane
SCHÄDELS BEILAGEN, e cila ndodhet në rrethinën e Heidelbergut. Në këtë rol, ajo është e
angazhuar si përgjegjëse për:
 menaxhimin e proceseve të prodhimit dhe përpunimit,
 përzgjedhjen e lëndëve të para,
 kontrollin e proceseve prodhuese,
 zbatimin e recepturave të prodhimit,
 testimin e produkteve përfundimtare, etj.
Përveç punës praktike, Mirlinda ka marrë pjesë në shumë webinare online mbi produktet
ushqimore, duke vazhduar të pasurojë njohuritë dhe përvojat e saj profesionale.
Rrugëtimi i saj është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe profesionalizmit, duke treguar se
arsimimi i fituar në UIBM mund të shërbejë si bazë e fuqishme për të ndërtuar një karrierë të
suksesshme edhe jashtë vendit.

Mirlinda Uka Elezaj – from UIBM to Food Technologist in Germany
Mirlinda Uka Elezaj graduated from the University “Isa Boletini” in Mitrovica, where she earned
her Bachelor’s degree in Food Technology (2007–2011) and later completed her Master’s studies
in the same field (2013–2016).
Her professional career began in Kosovo, where from 2016 to 2018 she worked as a Food
Technologist at the Pi&Ki Egi Group factory in Peja. After this period, she moved to Germany to
continue her professional journey.
In 2023, Mirlinda was employed as a Food Technologist at the German company SCHÄDELS
BEILAGEN, located near Heidelberg. In this role, she is responsible for:
 managing production and processing operations,
 selecting raw materials,
 monitoring production processes,
 implementing production recipes,
 testing final products, and more.
In addition to her practical work, Mirlinda has actively participated in numerous online webinars
on food products, continuously enhancing her knowledge and professional expertise.
Her journey is an inspiring example of dedication and professionalism, demonstrating that the
education gained at UIBM can serve as a strong foundation for building a successful career
abroad.

Mirlinda Uka Elezaj

Blend Broqi – Nga UIBM drejt karrierës profesionale
Blend Broqi përfundoi studimet në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa
Boletini” në Mitrovicë, në korrik të vitit 2020, duke treguar përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj
shkencës së ushqimit dhe standardeve të cilësisë. Që gjatë studimeve, ai shfaqi interes të veçantë
dhe aftësi të larta në fushën e sigurisë ushqimore dhe menaxhimit të laboratorëve, duke hedhur
bazat për një rrugëtim profesional të suksesshëm.
Pas diplomimit, Blend filloi karrierën e tij në “Devolli Corporation”, fillimisht si menaxher i
Sigurisë Ushqimore dhe Cilësisë. Në këtë rol ai siguroi zbatimin e standardeve më të larta në
proceset e menaxhimit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore, duke mbikëqyrur laboratorët,
koordinuar stafin dhe zhvilluar procedurat standarde të operimit (SOP).
Falë përkushtimit dhe njohurive teknike, Blendi avancoi shpejt në pozita kyçe si menaxher i
Laboratorit dhe Kontrollit të Cilësisë, ku udhëhoqi proceset e certifikimit, monitorimin e
prodhimit dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare si ISO 17025. Përveç përvojës
profesionale, Blendi ka ndjekur trajnime dhe kurse të specializuara në përpunimin e ushqimit,
sigurinë ushqimore dhe menaxhimin e cilësisë, përfshirë GFSI, ISO 9001 dhe ISO 17025.
Kombinimi i njohurive të tij me aftësitë në komunikim, organizim dhe drejtim e ka bërë atë një
profesionist të respektuar në industrinë ushqimore të Kosovës.
Aktualisht, Blend Broqi mban pozitën menaxher i Laboratorit dhe Kontrollit të Cilësisë në
kompaninë M&Sillosi. Ishte edhe ligjërues mysafir në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore, në
lëndën “Shkenca e Ushqimit,” e ligjëruar nga prof.dr. Alush Musaj. Leksioni i tij me temën
“Strategjia për Sukses në Teknologjinë Ushqimore”, la mbresa të thella si te profesorët ashtu
edhe te studentët.
Rruga e tij profesionale është një dëshmi e qartë se përkushtimi, pasioni dhe disiplina sjellin
rezultate konkrete. Historia e Blend Broqit frymëzon studentët e tanishëm dhe të ardhshëm të
UIBM që të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë
ushqimore në vend.

Blend Broqi