Nazan Smakiqi – e diplomuar në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” përkatësisht Fakulteti i Edukimit; Programi Parashkollor.

Tani e punësuar në kopshtin: “Genius Land” në Prishtinë.

Përvec kësaj, Nazani ka përfundur një mori praktikash dhe trajnimesh me shumë sukses.

Disa nga to janë: “Hap pas Hapi”, “Edukimi dhe riintegrimi përmes zhvillimit në karrierë”, Konferenca të ndryshme lidhur me edukimin parashkollor, vullnetare në qendrën burimore: “Nënë Tereza” dhe shumë të tjera të cilat ndikuan në avancimin profesional të saj.

Ajo deklaron që puna në Kopshtin: “Genius Land” e ka rritur në aspektin profesional dhe praktik me fëmijë dhe aty praktikon njohuritë e katër viteve studimi në UMIB.

“Sa i perket UMIB-it mendoj që është një Universitet me vlera të larta dhe me një staf të mrekullueshëm, prej të cilëve kanë dalë gjenerata me vlera”.

Ajo thotë që arsyeja pse e ka zgjedhur këtë profesion është dashuria e madhe për fëmijët dhe për ndikimin që mund ta ketë në zhvillimin e tyre gjatë rritjes”.

“ Ndërsa përpiqemi t’iu tregojmë fëmijëve gjithçka për jetën, fëmijët na tregojnë neve se çfarë është jeta.”

Nazanit i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Nazan Smakiqi

Studimet Bachelor i ka filluar në vitin 2015 në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore. Gjatë  studimeve Bachelor ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe praktika të organizuara nga institucionet kosovare por edhe ato të huaja. Ka qenë gjithashtu përfituese e bursës nga Universiteti i Mitrovicës por edhe ato nga Ministria e Arsimit të Kosovës për dy vite rradhazi. Përkushtimi i treguar gjatë viteve të studimit i është shpërblyer edhe me mirënjohje nga ana e Fakultetit.

Në vitin 2018 ka perfunduar studimet në nivelin Bachelor dhe po në  të  njejtin vit ka filluar studimet në nivelin Master në Universitetin e Mitrovicës në po të njejtën degë. Aktualisht është në semestrin e fundit të studimeve Master, ku ka fatin që  këtë semestër të  fundit ta përfundoj në  Universitetin e Holandës “Van Hall Larenstein” në degën Teknologjia e Qumeshtit, kjo falë  punës saj  të palodhshme dhe përkushtimit të madh të treguar gjatë viteve të  studimeve. Studimet në universitetin Van Hall Larenstein është duke i vazhduar në kuadër të bashkëpunimit të Universitetit të Mitrovicës me programin Erasmus.

 Me punë  sistematike, përkushtim dhe disipilinë mund të  arrihet cdo gjë  në  jetë!

Gonxhe Kajtazi

Ridvan Kastrati – ishte student në Univeristetin e Mitrovicës ” Isa Boletini” përkatësisht në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike; Programi Makineri Industriale.

Gjatë studimeve ishte një student i dalluar i cili përveç studimeve u angazhua maksimalisht edhe me punë vullnetare brenda dhe jashtë universitetit. Për një mandat ai ishte Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike si dhe Përfaqësues në Këshillin e Fakultetit.

Për kontributin e dhënë në aktivitete të ndryshme studentore, ai u shpërblye me mirënjohje nga Dekani i fakultetit.

Njohuritë teorike dhe shkathtësitë praktike që mori në UMIB ndikuan që menjëherë pas diplomimit të punësohet si Inxhinier i Makinerisë në “Metal Bau” në Prishtinë. Ai planifikon që të vazhdoj edhe  studimet e nivelit Master dhe të avancohet edhe më shumë në këtë drejtim.

Ridvanit i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Ridvan Kastrati

Orion Nimani- ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Universitetin e  Mitrovicës “Isa Boletini” Fakulteti Ekonomik – Drejtimi: Menaxhment dhe Informatikë.

Orioni, njohuritë që ka marrë dhe aftësitë që ka zhvilluar në UMIB tani po i praktikon në punën e tij të përditshme.

Me të përfunduar studimet ai filloi praktikën në “Agjensionin për Financim në  Kosovë”.

Me ç’rast studenti në fjalë dëshmoi seriozitetin dhe profesionalizmin e tij në punë.

Ai menjëherë pas kësaj praktike filloi punën në institucionin mikrofinanciar: “Kosinvest Mikrofinance”.

Tani, ai është i punësuar në: “Bankën Ekonomike të Kosovës”.

Ai shpreh mirënjohje të thellë për punën e palodhshme të profesorëve të Fakultetit Ekonomik në UMIB të cilët e kanë përgaditur mirë për tregun e punës dhe kanë qenë të gatshëm ta ndihmojnë në cdo kohë.

Orionit i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Orion Nimani

Fidan Ferati – i diplomuar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë përkatësisht departamenti i Gjeologjisë.

Pas diplomimit ai vazhdoi postdiplomatike në “Universitetin Politeknik të Tiranës” në drejtimin: Gjeologji Mjedisore. Ku ai sot gëzon titullin: “Master i Gjeomjedisit”.

Ai tani punon në kompaninë zvicrane: “Achro Sh.P.K, pozita: Inxhinier i Gjeologut.

Përvec punës ai vazhdimisht ka marrë dhe vazhdon të marrë pjesë në praktika vendore dhe ndërkombëtare me qëllim avancimin e mëtutjeshëm.

Disa nga to janë: Praktikë profesionale në Komisionin e pavarur për miniera dhe minerale, praktikë në Ministrinë e Mjedisit në Tiranë, trajnim për trajtimin e ujëra të zeza çertifikuar nga UMIB.

Ai shpreh mirënjohje për stafin e UMIB-it për përgaditjen profesionale të tij.

Fidanit i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Fidan Ferati

Enisa Bashota – ishte studente  në  Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” përkatësisht në  Fakultetin Ekonomik – drejtimi Menaxhment dhe Informatikë.

Përgjatë  tre viteve Enisa ishte njëra ndër studentet më të dalluara të gjeneratës 2014/15, gjithashtu  ishte bursiste për dy vite radhazi dhe arriti t’i përfundojë studimet brenda afatit të paraparë.

Menjëherë pas përfundimit të studimeve Bachelor, ajo vazhdoj me studimet e nivelit Master në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik.

Pas studimeve, Enisa filloj angazhimet në një institucion financiar si praktikante,  periudhë  gjatë të cilës ajo plotësoi vetën me njohuri të reja praktike të cilat e bënë atë edhe me të përgatitur për tregun e punës.

Tani ajo punon në zyrën qëndrore të bankës TEB si Credit Monitoring Officer në zyrën e

Alokimit dhe Monitorimit të kredive.

Ajo shprehet falenderuese për stafin e UMIB-it për përkushtimin e vazhdueshëm.

Për të gjithë studentet e tjerë ajo ka një porosi  për ta përcjellë: Mendo gjëra të mëdha, vendosi synimet dhe ndërrmerr veprimet, sepse çdo gjë është e mundur kur punon shumë dhe nuk dorëzohesh.

Enisës i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Enisa Bashota

Enes Muzaqi – ishte student i Fakultetit të Gjeoshkencave përkatësisht Drejtimi – Miniera dhe Metalurgji; Departamenti i Gjeologjisë. Ai është Bachelor i Gjeologjisë dhe Master i shkencës në depozitat e lëndëve të para minerale.

Pas diplomimit ai u punësua në Trepça – Departamenti i Minierave dhe Flotacionit ” Kishnicë – Artanë”.

Ai ka përfunduar shumë praktika dhe trajnime vendore dhe ndërkombëtare, disa nga to janë:

Projekti i Bankës Botërore – “Menaxhimi i pikave të nxehta mjedisore në Kosovë”.

Programi Trajnues për Procesin e Menaxhimit të Mjedisit në Sektorin e Minierave të Kosovës”(organizuar nga Agjensia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar JICA), Japoni.

Programi i Trajnimit të Vendit të Tretë me temë “Ndërtimi i kapaciteteve në eksplorimin dhe vlerësimin e burimeve minerale për vendet e Ballkanit” (nga Agjensia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Japoni JICA), Turqi.

Ai falenderon stafin e Universitetit të Mitrovicës për përkushtimin e vazhdueshëm për të gjitha arritjet e tij.

Enesit i urojmë shumë suksese në të ardhmen!

Enes Muzaqi

Diellëza Zhubi

Përfundoi studimet Bachelor në Universitetin e Mitrovicës ” Isa Boletini ” përkatësisht në Fakultetin Ekonomik në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Gjatë kohës së studimit veçohej  për dëshirën dhe motivin e madhë

për të mësuar.

Falë përkushtimit të saj dhe njohurive të marra  gjatë studimeve ajo arriti të punësohet si zyrtare në institucionin financiar:”Mogo Finance”. Para kësaj ajo punoi si këshilltare për klientë në një institucion tjetër mikrofinanciar, ku u shpërblye si një ndër tri punëtoret më të mira për një periudhë 6-12 mujore, ku  si shpërblim mori vizitën në një nga kompanitë më të mëdha botërore “Amazon”.

Tani, si zyrtare në Mogo Finance ka arritur të jetë prapë një nga punëtoret më të dalluara, si një punëtore shumë energjike dhe e përkushtuar. Gjithashtu, angazhimet dhe trajnimet tjera rreth financave dhe menaxhmentit kanë qenë përherë shtyllë motivuese për punë. Trajnimet dhe përvojat në punë kanë ndikuar edhe në hapat e saj drejt botimit të librit të saj të parë që është pothuajse në përfundim.

“Nëse doni dicka: mundohuni, mos u dorëzoni dhe do ia arrini” .

 

Diellëzës i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Diellëza Zhubi

Ardian Tahiri- ishte student i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” përkatësisht në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike; Programi Inxhinieri Ekonomike.

Gjatë studimeve ishte një student i dalluar, për 2 vite me radhë ishte fitues i bursës universitare.

 Për një mandat e gjysmë ai ishte Kryesues i Këshillit Studentor të FIMK-ut.

Pak kohë pas diplomimit ai filloi punën në zyrën e prokurimit të kompanisë  “Ecolog International”, kompani kjo me renome botërore.

 Përveç kësaj, ai si punë dytësore kohë pas kohe merret me mbajtje të kontabilitetit të mbi 10 bizneseve në Mitrovicë.

Ai synon që të marrë pjesë edhe në trajnime dhe praktika vendore dhe ndërkombëtare që synojnë avancimin e mëtutjeshëm të tij.

Ardianit i urojmë suksese në të ardhmen!

Ardian Tahiri

Dinore Rama – e diplomuar në nivelin Bachelor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” përkatësisht në Fakultetin e Edukimit; Programi Fillor.

Menjëherë pas diplomimit filloi punën si mësimdhënëse e ciklit klasor në shkollën fillore “Bislim Imeri”.

Për tri vite ishte bursiste e Universitetit të Mitrovicës.

Tani, është duke vazhduar studimet Master në  Universitetin e Prishtinës përkatësisht, dega: Shkenca Pedagogjike.

“Jam gjithmonë falenderuese dhe mirënjohëse ndaj stafit akademik të UMIB-it, i cili na i hapi rrugët për të vazhduar tutje”.

“Arti fisnik i mësuesit është të mbjellë kënaqësinë e krijimtarisë dhe të dijes”.

Dinores i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Dinore Rama

Miranda Baruti studimet Bachelor i mbaroi në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe i përket gjeneratës së parë të studentëve në Fakultetin e Edukimit, Drejtimi Fillor.

Si e vogël Miranda gjithmonë e ka pëlqyer punën me fëmijë, kështu ka besuar se Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” ia jep përgatitjen profesionale, etike dhe pedagogjike në punën me ta dhe për këtë arsye zgjodhi të studionte në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Ajo njëkohësisht përfundoi edhe studimet bachelor në Kolegjin Heimerer, specializimi Logopedi, dhe tregon se njohuritë e marra nga profesorët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” ia dhanë përgatitjen adekuate dhe të mirëfillte e cila i ndihmoi në këto studime. Për Mirandën UMIB ka qenë forca kryesore shtytëse që të merret vazhdimisht me hulumtime duke prekur pika të ndryshme të zhvillimit të fëmijëve që nga moshat më të hershme deri në mosha më të mëdha. Kështu, ajo vazhdon të merrë pjesë në një numër të madh të Konferencave si nga fusha e edukimit gjithashtu edhe në fushën shëndetësore e pedagogjike.

Aktualisht, Miranda është në përfundim të studimeve master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, drejtimi Edukim Inkluziv.

Miranda është njëra nga ideatoret e aplikacionit FOL, aplikacion i cili është krijuar për telefonat e mençur të tipit Android dhe IOS për fëmijët me çrregullime të artikulimit dhe i ndihmon ata që ta zhvillojnë të folurit në kushtet shtëpiake.

Pas përfundimit të studimeve bachelor në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, Miranda një vit ka punuar (e angazhuar) në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “7 Marsi” në Prishtinë, ndërsa tani është e punësuar në SH.F.M.U “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Miranda thotë se: Mësimdhënia është një profesion i shenjtë, ku çdo individi që i jepet e drejta për të studiuar dhe punuar në këtë drejtim, duhet të punoj me pasionin më të madh të mundshëm. Kjo pasi fëmijët janë e ardhmja e vendit tonë dhe ndryshimet e mira të shtetit fillojnë nga edukimi dhe arsimimi i drejtë i fëmijëve.

Miranda Baruti
Diellza Mustafa ka përfunduar studimet në Universitetin e Mitrovices, Fakulteti i Edukimit, Programi Fillor, në vitin 2019. Me të diplomuar, Djellza filloi të punoj si mësuese e ciklit klasor në SHFMU “Eqrem Cabej”.
Djellza ka qenë përfituese e bursës universitare dhe bursës nga MASHT, pasi që studimet i ka përfunduar me notë mesatare 9.
Tani Djellza është duke i ndjekur studimet master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakulteti i Edukimit, “Mësimdhenie dhe kurrikula”.
Djellza Mustafa