Diellza Preteni ka qenë studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, gjatë periudhës 2018 –2022.
Diellza përveç si studente bursiste angazhohej edhe me aktivitete vullnetare brenda dhe jashtë Universitetit. Në vitin 2019 u zgjodh Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit. Gjithashtu, në vitin 2021, ajo prezantoi UIBM në Konferencën Globale mbi të Drejtat e Njeriut për Arsim Cilësor, konferencë kjo e mbajtur në Vjenë, Austri.
Gjatë studimeve, Diellza ka qenë pjesë edhe e një punimi shkencor së bashku me profesoreshat e Fakultetit të Edukimit, punim i cili është publikuar.
Në vitin e fundit të studimeve, ajo filloi punën si mentore e fëmijëve në BONEVET. Diellza shpreh mirënjohje të thellë për stafin e Fakultetit të Edukimit në UIBM dhe punën e tyre të palodhshme.

Diellza Preteni

Albiona Kolshi – Studimet i ka përfunduar në nivelin Bachelor në Universitetin e Mitrovices “Isa Boletini” në Fakultetin e Edukimit,Programi Fillor. Albiona studimet i filloi në vitin 2018 dhe
diplomoi në korrik të vitit 2022. Me të përfunduar studimet, në shtator filloi punën si mësimdhënëse në shkollën “Mihal Grameno- Aneksi II” në komunën e Fushë Kosovës. Albiona është falënderuese dhe mirënjohëse ndaj stafit të UMIB-it,veçanërisht stafit akademik të Fakultetit të Edukimit, për zhvillimin dhe ngritjen e saj akademike e profesionale. “Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptoj dhe besoj, mund ta arrijë me punë dhe përkushtim” – thotë ajo!

Albiona Kolshi

Studentja Florijana Beka nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë është fituese e çmimit të oratorisë “Best Speaker” në kuadër të garës mbarëkombëtare “University Law Competition 2022” të organizuar në Tiranë. Në këtë garë morën pjesë 16 universitete në seanca verbale, të cilat do të transmetohen në Euronews Albania . Gara është mbështetur nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, dhe 5 studentët më të mirë do të bëhen pjesë e një vizite studimore në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ndërkohë që studentë të tjerë të dalluar do të marrin pjesë në një vizitë studimore në vendet e Ballkanit.

Studentja E Juridikut, Florijana Beka, Fiton çmimin E Oratorisë “Best Speaker”

FITORE ISMAILI – e diplomuar nё Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor nё Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicё, gjatё studimeve ishte bursiste e Universitetit tё Mitrovicёs. Menjёherё pas dilomimit filloi punёn vullnetare dy mujore nё BONEVET, Prishtinё,  aty ishte e angazhuar nё asistimin dhe organizimin e aktiviteteve edukative pёr fёmijёt e grupmoshave 6-14 vjec, aktivitete tё cilat janё tё bazuara nё punёn praktike dhe mёsimin pёrmes lojёs. Tani ёshtё mёsimdhёnёse e ciklit klasor nё shkollёn “Dёshmorёt e 1921” nё Prapashticё si dhe ёshtё duke vazhduar studimet Master nё Universitetin e Prishtinёs nё programin “Kёshillim Pedagogjik”

Falenderoj stafin akademik tё Fakultetit tё Edukimit, vecanёrisht disa nga profesorёt tё cilёt na kanё dhёnё njohuri tё mjaftueshme dhe shumё praktike pёr shumё probleme tё cilat i hasim nё punёn tonё si mёsuese.

Pёr tё gjithё ata qё duan tё bёhen mёsues ideal i inkurajoj qё tё pёrpiqen vazhdimisht pёr ta arritur atё, sepse sic thotё  edhe Paul Kalanithi, “Askush nuk është i përsosur, por të gjithë duhet të besojmë në një asimptotë dhe të përpiqemi të luftojmë për ta arritur atë”. Asimptopta ёshtё njё vijё qё vazhdimisht i afrohet njё lakorje tё dhёnё, por nuk e takon asnjёherё atё.

Fitore Ismaili

Arena Hyseni – e diplomuar ne nivelin Bachelor ne Universitetin e Mitrovices ‘’Isa Boletini’’ perkatesisht ne Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor. Studimet i filloi ne vitin 2017 dhe e përfundoi ne vitin 2021 përkatesisht diplomoi me 5 korrik 2021.
Punoi ne menyre vullnetare mesimdhënëse në shkollen ‘’Ismail Qemali’’, kurse menjeher pas diplomimit filloi punen në shkollen ‘’Fazli Greicevci’’ në Shipol të Mitrovicë. Tani vazhdon studimet ne Master perkatesisht dega: Udheheqja ne arsim.
Arena ndjehet jashtezakonisht e priviligjuar qe ishte pjese e ketij fakulteti, dhe i falenderon të gjithe mesimdhënësit që bënë të pamunduren për rezultatet të tilla.
Është nder, knaqësi dhe privilegj të jem mësuese e gjeneratave të ndryshme nga tani e tutje – është shprehur ajo.

Arena Hyseni

Tre studentë të Fakultetit Ekonomik (FE) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): Ariona Rushiti, Arlinda Sherifi dhe Rrezon Haziri, po vazhdojnë studimet për një semestër në “West Pomeranian University of Teknology” në Poloni.  Kjo mundësi për studentët e UIBM ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit ndëruniversitar në kuadër të projektit Erasmus+.

Fillimisht ata kanë kaluar testin e gjuhës angleze dhe mandej pas kompletimit të dosjeve me dokumente kanë regjistruar  semestrin në “West Pomeranian University of Teknology”. Studimet në Poloni, këta studentë i vlerësojnë si një mundësi dhe përvojë të jashtëzakonshme.

Në anën tjetër, edhe drejtuesit e UIBM-së shprehën të kënaqur për mundësitë që po ofrohen për studentët. Ata vazhdimisht i kanë inkurajuar studentët dhe mësimdhënësit që të bëhen pjesë e këtyre projekteve që ofrohen nëpërmjet programit Erasmus+, apo organizatave të tjera.

Tre Studentë Të UIBM Vazhdojnë Studimet Në Poloni

Diellza Preteni, studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) ka marrë pjesë në konferencën “Global Conference on the Human Right to Quality Education” që është mbajtur në Vjenë më 21-23 shtator 2021.  Kanë qenë tri tema kryesore, të cilat janë trajtuar në këtë konferencë: Arsim cilësor për grupet e cenueshme dhe të pafavorizuara, Tkurrja e hapësirës qytetare dhe liria akademike si dhe edukimi për zhvillim të qëndrueshëm dhe qytetarinë globale.

Për secilën nga këto tema janë mbajtur takime me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës dhe në bashkëpunim me të gjithë është finalizuar drafti i “Vienna Declaration on the Human Right to Quality Education”. Kjo konference është organizuar për nder të 100 – vjetorit të themelimit të “World University Service – Austria (WUS)”.

Studentja Diellza Preteni Përfaqësoi UIBM Në “Global Conference On The Human Right To Quality Education”

Bleona Musliu, studente e vitit të katërt në Fakultetin Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB),  ka fituar vendin e dytë me hulumtimin e saj për “Përparësitë dhe mangësitë e ndihmës juridike falas në Kosovë”, në një garë të hapur për studentë të të gjitha fakulteteve juridike në Kosovë. Në këtë hulumtim të organizuar nga UNDP-ja në bashkëpunim me Institutin për Hulumtime dhe Studime Juridike dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, kanë marrë pjesë 40 studentë.

Hulumtimet, të cilat nuk është dashur të jenë më të gjata se 2 mijë fjalë, janë kontrolluar nga një komision ekspertësh të angazhuar nga UNDP-ja. Fituesi i vendit të parë është shpërblyer me 400 euro, vendi i dytë me 300 dhe vendi i tretë me 200 euro.

Studentja e UMIB-it, që ka marrë vendin e dytë, shprehu kënaqësinë e saj që ka qenë pjesë e kësaj gare. “Ne kemi provuar veten tonë me dijet që i kemi fituar përgjatë studimeve e që po reflektojnë aq pozitivisht duke u vlerësuar çdoherë e më lartë”, tha ajo.

Studentët e Fakultetit Juridik në UMIB janë treguar shumë të suksesshëm edhe në garat tjera që janë organizuar në fushat juridike, duke u marrë disa herë vendet e para.

Bleona Musliu, Fiton Vendin E Dytë Në Një Garë Për Studentët E Juridikut Në Nivel Vendi

Gentiana Krasniqi ishte studente në Fakultetin Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. Gjatë studimeve ajo ishte një studente e dalluar dhe vullnetare në shumë aktivitete studentore të realizuara gjatë asaj kohe.

Në vitin e parë ajo ishte përfituese e bursës nga  Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”. Përvec kësaj ajo poashtu vitin e dytë fitoi bursë nga “Oda Ekonomike Gjermane”. Në vitin e fundit të studimeve ajo filloi një praktikë me gjysmë orari si asistente administrative e Noter: Xhevat Sh. Veseli. Vullneti për të punuar dhe sukseset që ajo arriti gjatë realizimit të praktikës mundësuan që asaj t’i ofrohej kontratë pune me orar të plotë, ku ende vazhdon të punojë.

UMIB të jep shumë mundësi kështu që jam shumë krenare që kam studiuar këtu – thotë Gentiana.
Gentianës i deshirojmë suksese të mëtutjeshme!

Gentiana Krasniqi

Ish-studentja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”(UMIB), Albulena Uka, e cila më pas ka kryer studimet në nivelin master në Universitetin e Gentit në Belgjikë, ka zhvilluar një takim me deputeten e Parlamentit Evropian, Violavon Cramon, e cila është raportuese për Kosovën. Albulena, e cila është mbesë e heroit, Mehë Uka, ka lobuar për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në fejsbuk, ish-studentja e UMIB-it është shprehur e lumtur për këtë takim me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian. Përndryshe kjo e re mitrovicase, ishte nderuar nga UMIB-i për suksesin e saj si studente, duke diplomuar me notën mesatare 10, në Fakultetin Juridik.

Ish-studentja E UMIB-it Lobon Për Liberalizmin E Vizave Për Kosovën

Përfundoi studimet bachelor në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore në Universitetin e Mitroivicës “Isa Boletini” (UMIB). Gjatë kohës se studimeve, veçohej me sukses të lartë dhe me angazhim të vazhdueshëm, bursiste universitare për dy vite radhazi.

Vitin e kaluar ka fituar bursë të plotë dy vjeçare “Fulbright Scholarship” nga ambasada Amerikane, për të vazhduar studimet master në Amerikë. Pas përfundimit të vitit të parë në master, ketë vit ajo ka nënshkruar kontratë si asistente kërkimore me Universitetin e Nebraskes-Lincoln, ku aktualisht është duke studiuar, në departamentin e Shkencave Ushqimore. Angazhimi i saj drejt avancimit profesional, dita-ditës po vjen duke e marrë formën e duhur. Tashmë është trajnuar dhe çertifikuar nga profesorë të Universitetit të Nebraskes-Lincoln dhe Universitetit Shtetëror të Kansas,  për implemetimin e HACCAP-it. Gjithashtu, është çertifikuar për FSPCA – Kontrolli parandalues për ushqimet e njeriut nga IFPTI (International Food Protection Training Institute), IFSH (Institute for Food Safety and Health) dhe AFDO (Association of Food and Drug Officials)

Shpresa ne vitin 2019, fitoi bursën Erasmus në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversitar me UMIB. Njëherit studioi një semestër të plotë në Holandë, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara, Van Hall Larenstein.

Përveç që tregoi sukses të lartë në studimet profesionale, për një kohë të gjatë ishte e angazhuar me punë vullnetare. Gjatë kohës se studimeve ne UMIB, ka qenë nënkryetare e Parlamentit Studentor. Morri pjesë ne trajnime e aktivitetete të ndryshme për të rinjë në nivel lokal dhe ndërkombëtar. Në vitin 2017 përfaqësoi Kosovën në “Youth Peace Camp”, në Strasbourg të Francës, që organizohet nga Këshilli i Evropës (Council of Europe)

Shpresa pasi t’i përfundojë studimet në Amerikë, planifikon që të vazhdojë punën dhe kontributin e saj në vendlindje.

Shpresa Musa

Severgjane Meniqi – e diplomuar në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” në Fakultetin e Edukimit; Programi Parashkollor.

Tani e punësuar në qendrën e edukimit të fëmijëve: “EduKid’sLand” në Mitrovicë.

Ajo ka marrë dhe vazhdon të marrë pjesë në trajnime dhe praktika të ndryshme me qëllim avancimin e mëtutjeshëm në këtë fushë.

“Dashuria ndaj fëmijëve dhe kontakti i vazhdueshem me ta më ka shtyer që ta dua dhe të punoj sa më shumë për këtë profesion”.

“Këtë profesion që sot e praktikoj me shum përkushtim dhe dashuri e arrita në saje të njohurive që mora në Universitetin e Mitrovicës andaj jam shumë falenderuese për punën profesonale të tyre”.

Severgjanes i urojmë suksese të mëtutjeshme!

Severgjane Meniqi