18

THIRRJE PËR APLIKIM – Erasmus+ KA171 Traineeship Mobility për Studentët e UIBM në Bingöl University (Turqi)

Zyra për Bashkëpunim Ndërkombëtar në University ‘Isa Boletini’ Mitrovica njofton studentët për mundësinë e aplikimit për mobilitet praktikë (Student Traineeship Mobility – SMP) në Bingöl University në kuadër të programit Erasmus+ – International Credit Mobility KA171 (2024 Project – 2024-1-TR01-KA171-HED-000232959).

Kohëzgjatja e mobilitetit

Praktikë për studentë: minimumi 2 muaj, maksimumi 3 muaj

Mobilitet afatshkurtër për doktorantë: 5–30 ditë

Studentët e përzgjedhur do të marrin mbështetje financiare Erasmus+ prej 800 € në muaj.

Për mobilitetet afatshkurtra për doktorantë:

5–14 ditë: 79 € në ditë

15–30 ditë: 56 € në ditë

Mobiliteti duhet të realizohet deri më 15 korrik 2027.

Grant për udhëtim

Studentët do të marrin gjithashtu grant për udhëtim një herë, në varësi të distancës ndërmjet universitetit dërgues dhe universitetit pritës.

Distanca Grant udhëtimi
100 – 499 km 211 €
500 – 1999 km 309 €
2000 – 2999 km 395 €
3000 – 3999 km 580 €
4000 – 7999 km 1,188 €
8000 km + 1,735 €

Ekziston gjithashtu Green Travel Grant për udhëtime me mjete transporti ekologjike (tren, autobus, car-sharing).

Fushat e studimit të pranueshme për studentët e UIBM

Studentët nga këto programe mund të aplikojnë:

Ekonomi

Menaxhment dhe Informatikë

Menaxhment Biznesi

Inxhinieri Kompjuterike

Inxhinieri Mekanike

Numri i vendeve: 2 studentë

Kriteret e pranueshmërisë

Aplikantët duhet:

të jenë studentë të regjistruar dhe aktivë në universitetin e tyre

të jenë në nivel Bachelor, Master ose PhD

të kenë mesatare minimale:

7,5-8

të mos kenë tejkaluar 12 muaj mobilitet Erasmus+ për cikël studimi

Studentët mund të kryejnë mobilitet praktik edhe brenda 12 muajve pas diplomimit, nëse aplikojnë para diplomimit.

Kriteret e përzgjedhjes
Mesatarja e studimeve (GPA) 50%
Niveli i gjuhës 50%

Pikë shtesë / zbritje:

Studentë me aftësi të kufizuara (me dokumentacion) +10 pikë

Pjesëmarrje e mëparshme në Erasmus+ KA171 –5 pikë

Qytetar i Republikës së Turqisë –10 pikë

Afatet e aplikimit
Procesi Data
Hapja e aplikimit 11 Mars 2026
Afati i fundit për aplikim 13 Prill 2026 (17:00 GMT+3)
Vlerësimi fillestar 14 Prill 2026
Publikimi i rezultateve (draft) 14 Prill 2026
Ankesa / tërheqje nga lista 15–17 Prill 2026
Rezultatet finale 20 Prill 2026
Procedura e aplikimit

Aplikimi bëhet online brenda afatit të përcaktuar.

Dokumentet duhet të ngarkohen në format PDF me nje dokument të vetëm.

Aplikimet e paplota ose të dorëzuara me vonesë nuk do të pranohen.

Dokumentet e nevojshme:

Çertifikatë e notave

Vërtetim studenti

Certifikatë e gjuhës

Pasaportë

Dokumentet duhet të jenë në gjuhën angleze

Formulari i aplikimit:
https://erasmus.bingol.edu.tr/media/52247/2024-incoming.pdf

Informata shtesë

Studentët duhet të aplikojnë duke përdorur llogari Gmail të UIBM gjatë procesit të aplikimit.

Për pyetje shtesë mund të kontaktoni:
[email protected]

Shperndaj ne: