Thirrje për Aplikim për Mobilitet të Studentëve në Riga Technical University, Latvi– Semestri Pranveror 2026
Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë hap thirrje për aplikim për mobilitetin e studentëve në semestrin pranveror (Janar- Qershor 2026) në Riga Technical University, Latvi, në kuadër të programit Erasmus+.
Fushat e studimit që përfshihen në mobilitet:Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Dokumentet për aplikim:
- Forma e aplikimit
- Certifikata e notave në gjuhën (Minimumi niveli B1
- CV (në gjuhën angleze)
- Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik
- Nota mesatare duhet të jetë jo më pak se 7.00
- Testi i Gjuhës Angleze (për ata që nuk kanë certifikatë) do të mbahet në UIBM.
Lista e lëndëve në gjuhën angleze mund të gjendet këtu: https://international.rtu.lv/
Ju lutem sigurohuni që ka lëndë të mjaftueshme dhe të përshtatshme nga fusha juaj e studimeve para se të aplikoni për mobilitet.Dokumentet duhet të dërgohen në adresën: [email protected]
Vetëm aplikacionet e kompletuara do të merren në konsideratë.
Afati i fundit për aplikim: 15 Shtator 2025
Për më shumë informata, na kontaktoni!
