Fotoja Shtatorr 25

UMIB dhe LIST zgjerohen në horizonte të reja të bashkëpunimit kërkimor

Universiteti “Isa Boletini”  në Mitrovicë (UIBM) priti sot Dr. Adnan Imerin, hulumtues në Institutin e Shkencës dhe Teknologjisë së Luksemburgut (LIST), në një takim të udhëhequr nga Prof. Dr. Nurten Deva nga Rektorati i UMIB dhe Prof. Dr. Faton Merovci.

Prof. Dr. Deva prezantoi misionin dhe vizionin e UIBM nga perspektiva kërkimore, duke theksuar përkushtimin e universitetit ndaj partneriteteve ndërkombëtare dhe ekselencës akademike. Dr. Imeri paraqiti ekspertizën e LIST në fusha të ndryshme kërkimore, duke theksuar projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara brenda njësisë kërkimore READY në Teknologjinë Informative, si dhe iniciativa ndërdisiplinore.

Prof. Dr. Merovci ndau përvojën e tij të gjerë kërkimore, duke prezantuar projekte të mëhershme dhe aktuale, me theks të veçantë në ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes UIBM dhe institucioneve ndërkombëtare të kërkimit.

Gjatë takimit, palët u dakorduan të fillojnë bashkëpunimin në mundësi të përbashkëta kërkimore, përfshirë projektet brenda LuxAid, EIT Deep Tech Talent Initiative, dhe programet Horizon Europe / Digital Europe.

Për të forcuar më tej këtë partneritet, Dr. Imeri dhe Prof. Dr. Merovci do të vazhdojnë punën këtë javë në një punëtori të dedikuar, që synon përgatitjen e një propozimi të përbashkët projekti për thirrjen e ardhshme ndërkombëtare.

Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes UIBM dhe LIST, duke avancuar kërkimin inovativ dhe duke nxitur shkëmbimin e njohurive në nivel evropian

Shperndaj ne: