Default

THIRRJE PËR APLIKIME – ERASMUS+ KA171 MOBILITET STUDENTOR (NJË SEMESTRAL)

 

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shpall thirrjen për aplikime për Mobilitet Studentor në  West Pomeranian Univesity of Technology in Szczecin, Poloni, Fakulteti i Ekonomisë.

🔹 Numri i mobiliteteve

4 studentë – një qëndrim semestral
Semestri Dimëror 2026/2027

🔹 Kualifikimi

Aplikantët duhet të:

  • Jenë studentë të regjistruar në UIBM në fushat e studimit të mbuluara nga marrëveshja – Fakulteti Ekonomik
  • Nota mesatare minimumi 8.0
  • Keni njohuri të gjuhës angleze minimale B1
  • Nuk keni tejkaluar 12 muaj mobilitet Erasmus në të njëjtin nivel studimi

🔹 Dokumentet e Kërkuara

  • Formulari i Aplikimit
  • CV (formati Europass)
  • Transkripti i notave (në Gjuhën angleze)
  • Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin e studimeve dhe vitin akademik
  • Dëshmi e njohurive të gjuhës angleze (minimum B1) Testimi bëhet në UIBM
  • Letër Motivimi  (në Gjuhën angleze)
  • Kopje e ID/pasaportës

🔹 Kriteret e Përzgjedhjes

  • Nota mesatare
  • Niveli i Gjuhës angleze
  • Motivimi dhe rëndësia akademike
  • Prioritet u jepet studentëve që nuk kanë marrë pjesë më parë në mobilitetin Erasmus

🔹 Procedura e Përzgjedhjes

Përzgjedhja do të kryhet nga një komision i emëruar zyrtarisht

Procesi do të dokumentohet dhe nënshkruhet nga komisioni

Kandidatët kanë të drejtë të ankohen/apelojnë brenda 2 ditëve pas publikimit të rezultateve

📅 Afati i fundit për aplikim: 27 shkurt 2026

Aplikimet dorëzohen : Fizikisht në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Objekti 1, Kati 0, dhe online në adresën: [email protected]
Vërejtje: Është në përgjegjësinë e studentit që të gjitha dokumentet e dorëzuara, përfshirë certifikatën e notave, të jenë të përditësuara dhe të pasqyrojnë saktë notën e tyre mesatare.
Shperndaj ne: