Cover

THIRRJE PËR APLIKIME – MOBILITET I STAFIT AKADEMIK ERASMUS+ KA171

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë shpall thirrjen për aplikime për Mobilitet për stafin akademik  në  West Pomeranian Univesity of Technology in Szczecin, Poloni, Fakulteti i Ekonomisë.

🔹 Numri i mobiliteteve

2 mobilitete për stafin akademik
Kohëzgjatja: 5 ditë pune (duke përjashtuar udhëtimin)
Për t’u përfunduar deri në qershor 2026

🔹 Kualifikimi

Aplikantët duhet të:

  • Jenë staf akademik në fusha që lidhen me Ekonominë
  • Të kenë njohuri të gjuhës angleze minimum B2
  • Të përgatisin një draft program mësimdhënieje (listë temash)
  • Prioritet i jepet stafit që nuk ka marrë pjesë ose ka marrë pjesë pak në mobilitetin Erasmus

🔹 Dokumentet e kërkuara

  • Formulari i aplikimit
  • CV (Europass) në Gjuhën angleze
  • Draft program mësimdhënieje (temat e Marrëveshjes së Mobilitetit)  në Gjuhën angleze
  • Dëshmi e njohurive të gjuhës angleze (minimum B2)

🔹 Kriteret e përzgjedhjes

  • Cilësia dhe rëndësia e programit të propozuar të mësimdhënies
  • Njohuri të gjuhës angleze
  • Pjesëmarrje e mëparshme në mobilitetin Erasmus (prioritet për ata që nuk kanë qenë në mobilitet)

🔹 Procedura e përzgjedhjes

E kryer nga një komision përzgjedhjeje i emëruar zyrtarisht

Proces i dokumentuar dhe i nënshkruar

E drejta për ankesë/apelim brenda 2 ditëve pas rezultatet

📅 Afati i fundit për aplikim: 27 shkurt 2026

Aplikimet duhet të dorëzohen në: [email protected] 

Aplikimi!

Shperndaj ne: