DCIM.00 00 15 04.Still002

THIRRJE PËR DISKUTIM PUBLIK Mbi Draft-Deklaratën e Misionit të Programit të Ri të Studimit Master të Fakultetit Ekonomik “MSc në Menaxhment dhe Biznes Internacional”

Në kuadër të procedurave për aplikimin për akreditimin e programit të ri të studimit Master “MSc në Menaxhment dhe Biznes Internacional” në Fakultetin Ekonomik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, Grupi Punues ka përgatitur draftin e Deklaratës së Misionit të programit.

Ky draft i nënshtrohet diskutimit publik, me qëllim të sigurimit të një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, si dhe të marrjes në konsideratë të komenteve dhe rekomandimeve nga stafi akademik, stafi administrativ, studentët, ALUMNI-t dhe grupet e tjera të interesit.

DEKLARATA E MISIONIT TË PROGRAMIT TË STUDIMIT MASTER “MSc NË MENAXHMENT DHE BIZNES INTERNACIONAL”

Misioni i programit MSc në Menaxhment dhe Biznes Ndërkombëtar është të ofrojë mësimdhënie të avancuar akademike sipas standardeve ndërkombëtare, të zhvillojë kërkim shkencor të pavarur dhe kritik, si dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror përmes bashkëpunimit me komunitetin.

Ftohen të gjithë të interesuarit që të japin kontributin e tyre përmes vërejtjeve, sugjerimeve, ndryshimeve dhe plotësimeve lidhur me këtë draft. Të gjitha komentet duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], në mënyrë që ato të evidentohen, të shqyrtohen nga Grupi Punues dhe më pas t’i prezantohen Këshillit të Fakultetit Ekonomik gjatë shqyrtimit të versionit përfundimtar të dokumentit.

Ky draft do të jetë në diskutim publik për një periudhë prej shtatë (7) ditësh, duke filluar nga 16.07.2026, datë në të cilën është miratuar për hapje të diskutimit publik nga grupi punues i FE, deri më 23.07.2026.

Kontributi juaj është i një rëndësie të veçantë për hartimin e një programi studimi cilësor dhe në përputhje me standardet e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin tuaj.

Shperndaj ne: