IFSGC

Njoftim për stafin akademik dhe studentët: Konferenca e 2-të Ndërkombëtare për Shkencat Ushqimore, Shëndetin dhe Gastronominë (IFSGC 2026)

Të nderuar profesorë, studiues dhe studentë,

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë ka kënaqësinë t’ju informojë se është bërë Partner Akademik i Konferencës së 2-të Ndërkombëtare për Shkencat Ushqimore, Shëndetin dhe Gastronominë (IFSGC 2026), e organizuar nga Istanbul Nişantaşı University, UBT University dhe Ondokuz Mayıs University.

Konferenca do të mbahet më 7–9 shtator 2026 në Prishtinë, Kosovë, në format hibrid (me pjesëmarrje fizike dhe online).

Tema e konferencës:
Innovating the Future of Food, Health & Gastronomy

Fushat kryesore:

Inovacioni dhe Teknologjia Ushqimore
Qëndrueshmëria për Planetin Tonë
Shëndeti për një Jetë më të Mirë
Gastronomia për Kulturën dhe Kreativitetin

Ftohen të gjithë profesorët, hulumtuesit, studentët e studimeve master dhe doktoratë, si dhe profesionistët e interesuar, të paraqesin punimet e tyre dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore ndërkombëtare.

Datat e rëndësishme:

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve: 15 gusht 2026
Njoftimi për pranimin e abstrakteve: 20 gusht 2026
Shpallja e programit: 5 shtator 2026
Mbajtja e konferencës: 7–9 shtator 2026
Afati për dorëzimin e punimeve të plota: 15 tetor 2026

Mundësitë e publikimit:

Abstraktet e pranuara do të publikohen në Librin e Procedurave të Konferencës me ISBN.
Punimet e përzgjedhura do të shqyrtohen për publikim në revistën ndërkombëtare Discover Food (Springer Nature), ndërsa autorët pjesëmarrës në IFSGC 2026 do të përfitojnë 50% zbritje në tarifën e publikimit (APC), në përputhje me politikat editoriale dhe procesin e rishikimit shkencor të revistës.

Për informata shtesë dhe udhëzime për aplikim, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare të konferencës: www.ifsgc.net.

Ju inkurajojmë fuqimisht të shfrytëzoni këtë mundësi për të prezantuar rezultatet e hulumtimeve tuaja, për të zgjeruar rrjetin profesional dhe për të përfaqësuar Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë në një konferencë prestigjioze ndërkombëtare.

Shperndaj ne: