Edu1

Trajnim për programin e mentorimit dhe mbështetjes akademike

Gjatë muajit të dytë të projektit “Empower 2 Educate”, u organizuan aktivitete të orientuara në ofrimin e mbështetjes akademike përmes mentorimit dhe trajnimeve të strukturuara. Programi u zhvillua me studentë të Universitetit “Isa Boletini” dhe nxënës të shkollave të mesme në Mitrovicë, me fokus në zhvillimin e aftësive të komunikimit, bashkëpunimit dhe në lehtësimin e integrimit në jetën universitare.

Aktivitetet përfshinë:

* Punëtori mbi komunikimin dhe bashkëpunimin

* Punëtori për integrimin e nxënësve të shkollave të mesme në jetën universitare

Aktivitetet u implementuan në kuadër të projektit të financuar nga SHER, nën koordinimin e Diellza Preteni, ish-studente dhe ish-kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit, aktualisht udhëheqëse e projektit, dhe u realizuan në bashkëpunim me Albana Sadiku, eksperte e fushës.

Ky program synon forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit parauniversitar dhe atij universitar, duke kontribuar në përgatitjen më të mirë të të rinjve për tranzicionin akademik dhe pjesëmarrje aktive në jetën universitare.

Edu2
Shperndaj ne: