DSC 0312

Tryezë diskutimi në kuadër të “Javës globale të Ndërmarrësisë 2026”

Në kuadër të “Javës Globale të Ndërmarrësisë 2026” në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë u mbajt të mërkurën tryeza e rrumbullakët me temë: “Nga ideja te tregu: Ndërmarrësia, inovacioni dhe fuqizimi i të rinjve”. Përveç menaxhmentit, pjesë e tryezës ishin edhe përfaqësues nga institucionet tjera, biznesi, stafi akademik, administrata dhe studentët.

Diskutimi u moderua nga prorektori, prof.ass.dr. Safet Abdullahu, kurse panelistë ishin: Prof.asoc.dr. Faruk Ahmeti, dekan i Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike dhe Kompjuterike (FIMK), prof.ass.dr. Berat Ujkani, prodekan në FIMK, prof.dr. Ajtene Avdullahu, profesoreshë në Fakultetin Ekonomik dhe drejtoresha e NL Bank në Mitrovicë, dr.sc. Flutura Kamberi.

Pjesë e diskutimit ishte edhe rektorja, prof.dr. Nurten Deva, e cila foli për mbështetjen që UIBM ofron për studentët. Gjithashtu në diskutim u inkuadruan edhe përfaqësues të biznesit, të cilët folën për sfidat dhe përvojat e tyre në të bërit biznes.

Aktiviteti synoi të promovojë ndërmarrësinë, inovacionin dhe potencialin krijues të të rinjve, duke krijuar hapësirë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe ideve ndërmjet përfaqësuesve të akademisë, sektorit privat dhe studentëve. Në kuadër të programit do të organizohet një tryezë diskutimi, ku panelistë nga Universiteti dhe sektori bankar do të trajtojnë tema që lidhen me zhvillimin e ideve të biznesit, planifikimin e biznesit, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe mundësitë e financimit për të rinjtë

DSC 0322
Shperndaj ne: