U mbajt ligjërata ndërkombëtare “High-Entropy Alloys AlCoCrFeNi₂.₁”
Në Departamentin e Materialeve dhe Metalurgjisë, në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, u mbajt ligjërata ndërkombëtare me titull “High-Entropy Alloys AlCoCrFeNi₂.₁”, e ligjëruar nga Dr. Fevzi Kafexhiu, hulumtues në Fautech GmbH, Dornbirn, Austri.
Gjatë ligjëratës u trajtuan konceptet themelore dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e përlidhjeve me entropi të lartë (High-Entropy Alloys – HEAs), me theks të veçantë në sistemin AlCoCrFeNi₂.₁, mikrostrukturën e tij dhe vetitë mekanike dhe fizike për aplikime në materiale dhe metalurgji.
Ligjërata u zhvillua me interes të madh nga studentët dhe stafi akademik, duke kontribuar në avancimin e njohurive dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e materialeve dhe metalurgjisë.
